1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtypi gjerman: Vizita e Vuçiq në Tiranë & Müller në Kosovë

Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, vizita e ministrit gjerman për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik,Gerd Müller dhe deklaratat e Sheshelit, janë disa nga temat e trajtuara në shtypin gjerman.

Takimet mes kryeministrave të Shqipërsië dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, janë shndërruar në një lloj rutine, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Por bisedimet shqitparo-serbe nuk mund të jenë rutinë, derisa Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në nëntor të vitit 2014 Rama vizitoi Beogradin, ky ishte takimi i parë i këtij lloji pas shtatë dekadash. Rama dhe Vuçiq e kanë evituar në momentin e fundit një skandal në Beograd, për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës. Kërkesa e Ramës që Serbia ta njohë realitetin në Kosovë është quajtur si "provokim". Ndërsa Vuçiq u shpreh se "realiteti është që Kosova është pjesë e Serbisë". "Vuçiq dhe Rama u dakorduan në Tiranë se nuk janë dakord për çështjen e Kosovës. Ndryshe ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim. Detyra e një qeverie është që të shikojë interesat e vendit", shkruan "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Gazeta "Die Welt" analizon vizitën e ministrit gjerman për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Gerd Müller në Kosovë. "Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Gerd Müller (CSU) ka ardhur për të hapur "Qendrën Informative për Migtracion, Arsim dhe Karrierë. Në mes të Prishtinës, në Ministrinë e Kosovës për Punë dhe Çështje Sociale do të punojnë katër bashkëpunëtorë, të cilët do të njoftojnë për mundësitë legale të qendrimit në Gjermani. Müller angazhohet për një partneritet. Ndërsa në zyrat e hapura këtë javë gjenden broshura për arsim, studime, mundësinë e punës dhe rregullat në Gjermani. Gjermania vlerësohet lart në Kosovë. Interesimi për kurset e gjermanishtes është i madh. Ndërsa hapja e zyrës Dimak është një reagim i qeverisë gjermane ndaj valës së fundit të ardhjeve ilegale nga Kosova në Gjermani. Me mijëra njerëz ia kthejnë shpinën Kosovës çdo muaj, sepse janë dhënë premtime të gabuara", thotë Müller, shkruan Die Welt dhe shton: "Müller ka ardhur në Kosovë për të inkurajuar njerëzit që të rrinë në vendlindjen e tyre. Ne duhet të luftojmë shkaqet e largimit në vendet prej nga vijnë azilkërkuesit", citohet ai dhe apelon tek të rinjtë me fjalët se "ata janë e ardhmja e vendit".

Ndërsa "Neue Zyrcher Zeitung" shkruan për mundësinë e kthimit të Vojisllav Sheshelit në Hagë, ku akuzohet për krime lufte. "Ultranacionalisti serb Sheshel nuk do të kthehet vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, për të vazhduar procesi kundër tij. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë drejtësi para gjykatave ndaj kërkesave për dorëzimin e tij në Hagë", bën të ditur "Neue Zyrcher Zeitung". Gazeta kujton se Sheshel akuzohet në Hagë për krime lufte dhe së shpejti duhet të shpallet vendimi në këtë proces.