1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman rreth pasojave të mundshme të krizës financiare

Tregu dështon, por politika po humb shansin, që t´ia presë rrugën krizës duke vepruar me vendosmëri.

default

Kriza financiare në Evropë, kurset e aksioneve

Gazeta "Express" e Këlnit shkruan për pasojat e mundshme të krizës financiare

"A do ta çojë kriza financiare ekonominë tonë në të tatëpjetë? A do të jetë së shpejti histori e së kaluarës rënia e pashëmbullt e numrit të të papunëve? Disa ekspertë përpiqen t´i qetësojnë njerëzit duke thënë se nga recesioni jemi me milje larg. Prognozat e tjera si ajo e FMN-së bëjnë parashikime më të zymta. Sipas kësaj prognoze duhet të përgatitemi për një rënie të vrullshme ekonomike në Gjermani dhe në të gjithë globin. Se çfarë do të thotë kjo për eksportin tonë, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të konjunkturës sonë, mund ta paramendojnë lehtë secili. Alarmante janë tani parashikimet nga industria e automobilëve. Me besimin tek tregjet zhduket edhe dëshira për të blerë. Njerëzit kanë frikë dhe e shtrëngojnë fort paranë. Akoma nuk ka arsye për panik, por shumëçka do të varet nga fakti, nëse dhe sa shpejt do të mund të zgjidhet kriza financiare.


"Ostthüringer Zeitung"


Tregu dështon. Por politika humbet shansin, që t´ia presë rrugën krizës duke vepruar me vendosmëri. Akoma nuk është tepër vonë. Akoma ka kohë, që të përgatisësh të paimagjinueshmen deri tani. Bankave u mungon kapitali i vet, të cilin nuk janë në gjendje ta sigurojnë pa shtetin. Britania e Madhe e ka demonstruar tashmë, shtetet e tjera evropiane duhet të pasojnë, nqs kriza përkeqësohet. Një shtetëzim i përkohshëm i bankave, që mbajnë sistemin, mund të ishte zgjidhja e fundit.


"Schwarzwälder Bote"


Malli "besim" është këto ditë shumë i pakët. Të biesh në panik mund të ishte katastrofale. Sepse duke menduar vetëm për veten, askush nuk mendon për të tërën. Por kjo duhet bërë tani. Nga secili. Përndryshe vemë në veprim një mekanizëm, që quhet "profecia, që plotësohet vetiu". Recesionin mund ta ndjellësh.






  • Data 09.10.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FWXp
  • Data 09.10.2008
  • Autor AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FWXp