1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për zgjedhjet në Pensilvani

Klinton fiton zgjedhjet për demokratët në Pensilvani

Klinton fiton zgjedhjet për demokratët në Pensilvani

Fitorja e kandidates demokrate Hillari Klinton ndaj rivalit të saj demokrat, Barak Obama në zgjedhjet në shtetin amerikan të Pensilvanisë komentohen sot në shtypin gjerman. Kështu, në gazetën DER NEUE TAG që del në Vajden, ndër të tjera lexojmë:

"Demokratët po ecin ngado që ta kthesh drejt një katastrofe. Fushata elektorale është ndyrë kaq shumë ndërkohë, sa thuajse nuk ka asnjë shans që dy kampet kundërshtare të pajtohen me njëri-tjetrin. Praktika e zakonshme, që fitimtari të thërrasë për bashkëpunim humbësin dhe përkrahësit e tij, duke i ofruar humbësit vendin e zëvendëspresidentit, në këtë rast nuk ka gjasa të zbatohet. Kush mund ta përfytyrojë Obaman si zëvendëspresident nën Hillari Klintonin, aq më pak ish-first lady-n si ndihmëse të Obamas? I treti që fërkon duart në këtë mes është republikani, Xhon MkKejn. Ai mund të bëjë sehir se si e copëtojnë njëri-tjetrin Obama dhe Klintoni. Demokratët nuk duhet të çuditen, po ta humbasin në fund fitoren e tyre të besuar të sigurtë."

Ja edhe mendimi i THÜRINGISCHE LANDESZEITUNG:

"Lufta vetëshkatërruese midis ish First Lady-t dhe Barak Obamas vazhdon më tej. Pas thuajse një viti fushatë elektorale duket gjithmonë e më e dyshimtë nëse vazhdon të funksionojë arsyeja. Edhe nëse senatorja e Nju Jorkut ndodhet nën presion të madh për të bindur më në fund donatorë të rinj, ajo mund të vazhdojë luftën me përvojën që ka. Dhe në kohë të vështira kjo ka rëndësi. Vec kësaj, poshtërimet më të fundit kundër Obamas janë shndërruar me sa duket në mbështjetje të zgjedhësve pro Hilarisë. Megjithatë, vazhdon të mos jetë në asnjë mënyrë e qartë, nëse fushata elektorale brendapartiake do të ketë ndonjë fitimtar të shndërritshëm. Plagët duket qartë që tani se është e vështirë të shërohen."

  • Data 23.04.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DnbO
  • Data 23.04.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DnbO