1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për zgjedhjet në Afganistan

Shtypi gjerman komenton zgjedhjet në Afganistan. Ne foto: faqe te para te gazetave gjermane

Shtypi gjerman komenton zgjedhjet në Afganistan

"Westdeutsche Zeitung", që del në Düsseldorf:

"Votimi i djeshëm u shpall si provë force, si nga fuqitë pushtuese ashtu edhe nga talibanët. Nga ana e koalicionit ushtarak të drejtuar nga amerikanët është një përpjekje për të inskenuar një situatë normale, e cila në të vertetë nuk ekziston. Në të njëjtën kohë zgjedhjet duhet t'i japin pushtimit një hir legjitimiteti, për t'i mbyllur gojën kritikës në rritje. Për kryengritësit, lordët kriminelë të luftës dhe baronët e drogës është rasti për t'u inskenuar si zotërit e vërtetë në Hindukush. Popullit i mbetet tepër shpesh një rol i përgjakur statistësh. Në raportet e vërteta të pushtetit, votimi pak gjë ndryshon, sado pozitivisht apo me sy kritik t'i shohësh zgjedhjet."

"Abendzeitung" e Mynihut:

"Përse të votosh, kur as Hamid Karzai dhe as sfiduesit e tij nuk të ofrojnë shkak të vërtetë për t'u angazhuar. Klasa politike as nuk ka mundur të ulë korrupsionin, as të ngrejë ekonominë, apo t'i mundë talibanët. Pothuajse të gjitha premtimet kanë mbetur të paplotësuara. Afganët, që prej më shumë se 30 vjetësh në luftë, kanë vendosur për këtë formë të pjesëmarrjes, e cila në këtë rajon vazhdon të jetë një përjashtim. Radhët e njerëzve para lokaleve zgjedhore janë pamja, që e urrejnë talibanët. Kjo u tregon atyre se shumica nuk duan të kthehen me kamzhik në mesjetë."

"Aachener Zeitung":

"Në vitin shtatë të intervenimit sistemi i demokracisë u prezantohet afganëve si një pazar, ku cdo gjë mund të blihet. Kjo është fundja edhe arsyeja për riforcimin e talibanëve. Sepse shpresa, që demokracia t'i sjellë vendit paqe, përparim dhe perspektiva për të gjithë, i ka lënë vendin prej kohësh dyshimit masiv. Sistemi Hamid Karzai, i instaluar prej Perëndimit, është bërë një problem, sepse injoron parimin demokratik të ndarjes së pushteteve. Është një praktikë e zakonshme, që guvernatori lokal të jetë njëkohësisht edhe vëllai i shefit të policisë dhe kunat i një deputeti në Kabul. Korrupsioni dhe klikat ekonomike janë të pakontrollueshme në këtë konstelacion."

Autor: dpa/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JFfT
  • Data 21.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JFfT