1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për Xho Bidenin dhe Lojërat Olimpike

default

Gazeta BERLINER ZEITUNG e komenton kështu emërimin e senatorit Xho Biden (Joe Biden) si kandidat demokrat për zëvendëspresident të SHBA:

"Ja që në fund anketimet e detyruan të bënte atë që duhej: 80% e amerikanëve besojnë se Xhon Mekkeini e ka aftësinë që të bëhet president, vetëm 48% e amerikanëve e besojnë këtë për Barak Obaman. Prandaj nuk është për t'u çuditur që Obama e zgjodhi Xho Bidenin si zëvendës të tij. Bideni ka aftësi që ta zhvlerësojë këtë skepticizëm. Ai është ekspert i politikës së jashtme, ai është politikan botëror, ai ka shumë përvojë. Ekziston pak dyshim se Bideni do ta këshillojë në të ardhmen Obaman në këto çështje dhe do ta konsultojë mirë. Këtë krah tani Obama e mbuloi. Nëse kjo mjafton, për t'u bërë president, është megjithatë e diskutueshme. Sepse ndoshta do të jetë politika ekonomike dhe jo politika e jashtme ajo që do t'i vendosë zgjedhjet."

Përfundimin e Lojërave Olimpike të Pekinit, BERLINER MORGENPOST e komenton:

"Lojërat Olimpike të Pekinit të lënë përshtypjen e një cirku shëtitës flagrant, i cili projekton për një kohë të shkurtër një botë paralele mbi hartë, pa lënë me të vërtetë një mesazh. Javët e Lojërave Olimpike do të mbeten në mendje si një flluskë kalimtare. Kjo nuk është në përputhje me pretendimin e Lëvizjes olimpike."

Ja edhe mendimi i OSTTHÜRINGER ZEITUNG:

"Lojërat nuk ndryshuan asgjë në sistemin politik të Kinës, dhe ai që e kishte shpresuar këtë qe bërë në rastin më të mirë pre e iluzioneve. Kina iu hap opinionit publik botëror, për t'ju treguar atij në atë formë që e quan të drejtë udhëheqja e Pekinit. Eshtë një vlerësim shumë i gabuar, që t'i quash Lojërat Olimpike, si bëri shefi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Rogge, "lojëra pa difekte".

  • Data 24.08.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F42l
  • Data 24.08.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F42l