1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për veturën e ministres Schmidt dhe PSD Gjermane

PSD Gjermane tregohet e kujdesshme pas aferës së limuzinës së ministres Shmit. Ne foto:faqet e para te gazetave gjermane

PSD Gjermane tregohet e kujdesshme pas aferës së limuzinës së ministres Shmit

Shtypi i sotëm gjerman trajton përgatitjet e socialdemokratëve për fillimin e fushatës elektorale dhe dëmet e mundshme që i ka shkatuar ministrja e shëndetësisë Ulla Schmidt kësaj fushate me aferën e limuzinës:

Gazeta «Badische Zeitung» (Freiburg) shkruan:

"Ministrja donte të luante në Spanjë madamën e rëndësishme dhe u mundua t'i bënte për budallenj qytetarët duke prezantuar fatura dhe llogari të pabesueshme. A është e mundur që një njeri i tillë të bëjë sërish fushatë elektorale për SPD? Steinmeier-i e di se kjo nuk funksionon. Dhe shpejt anëtarët e partisë së tij do të shtrojnë pyetjen se përse zonja Schmidt nuk qenka e denjë të jetë pjesë e kabinetit hije, dhe për kabinetin federal qenka. Një hap i qartë do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse afera e limuzinës mund t'i plasë Steinmeierit si një fishek në dorë."


«Westfälische Nachrichten» (Münster) vëren:

"Tërheqja e përkohshme e znj. Schmidt nga trupa e fushatës elektorale të Steinmeier-it e shkarkon kandidatin socialdemokrat për kancelar nga ngrërçet e dhimbshme të debateve për aferën e limuzinës. Por me këtë veprim partia nuk arrin të çlirohet prej saj. Steinmeier-i ia doli mbanë që prezantimi i sotëm i ekipit të tij të mos përfundonte në një teatër qesharak, me Ulla Schmidt-in si personazh kryesor. Në takimin e partisë në Pocdam u ndie fare pak guxim, vrull, shpirt luftarak. Pengesat nëpër organet e partisë duket se janë të shumta, u dëgjuan vetëm disa tone të dobëta, të cilat në rastin më të mirë sinjalizojnë vetëm vullnetin e socialdemokratëve për të mbijetuar. Një pjesë e barrës është hedhur poshtë, por makina nuk ka dalë ende nga lluca. Frank-Walter Steinmeier mbetet një herë për një herë një kandidat për kancelar pa shans."

Autor: dpa/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Izzv
  • Data 30.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Izzv