1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për varfërinë në Gjermani

Faqe te para te disa gazetave kryesore gjermane

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë një studim i publikuar mbi nivelin e varfërisë në Gjermani.

Gazeta "Express" komenton:

"Pas shifrave të thata ka tragjedi: Në Gjermani miliona njerëz janë të varfër. Ata vetëm mund të paguajnë ushqimin, një banesë, e madje disa të tjerë as këtë nuk janë në gjendje ta përballojnë. Ata që vuajnë më shumë janë fëmijët. Ata shpesh herë nuk mund të marrin pjesë në festat e ditëlindjeve, sepse blerja e dhuratës u kushton shtrenjtë. Ata nuk mund të shkojnë në ekskursionet me klasën në Luna Park apo në kopshtin zoologjik. Ata izolohen qysh në vitet e para të jetës. Ata mbeten jashtë shoqërisë, sepse janë të varfër. Shpesh herë ata janë pa të ardhme. Raporti është i vitit 2007. Në këtë raport ende nuk trajtohet kriza ekonomike dhe as shifrat e larta të papunësisë. Por tani duhet ta pranojmë me urgjencë, që duhet të ndërmarrim diçka, në radhë të parë për fëmijët. Që ata pavarësisht varfërisë të kenë një shans. Në rast të kundërt Gjermania vërtetë do të dukej e varfër."

"Berliner Zeitung" vëren:

"Të varfërit janë gjithnjë e më të rinj. Më shumë se gjysmë milioni fëmijë jetojnë për shkak të varfërisë në rrethana, që pengojnë shpalosjen e aftësive të tyre. Ata s'kanë faj, që prindërit e tyre dështojnë për çfarëdo arsye qoftë. Ata janë në varësi të kuotave arbitrare nga shteti dhe nga prindërit. T' i forcosh këta fëmijë me përkujddesje të kualifikuar përpara shkollës, në shkollat ditore me sport, muzikë, libra, ushqim e përkushtim kjo është rruga optimale për të dalë nga varfëria."

Autor: dpa/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtB5
  • Data 19.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HtB5