1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për uljen e interesit bankar në SHBA

Bursa e Nju Jorkut Uoll Strit

Bursa e Nju Jorkut Uoll Strit

Komentatorët e gazetave të sotme janë të brengosur me zhvillimet e fundit ekonomike.

" Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton zbritjen e interesit bankar në Amerikë gati në shkallën zero.

"Banka qendrore amerikane ka zbritur në një truall të panjohur të politikës monetare. Me zbritjen në zero të përqindjes së interesit, ajo po përpiqet që të luftojë spiralen e mundshme të deflacionit. Banka është e gatshme të blejë edhe aksione në dobta, që nuk është asgjë tjetër përvec se shtypje e parave, por në një formë tjetër."

Kështu shkruan " Frankfurter Allgemeine Zeitung", ndërsa "Nürnberger Nachrichten" me tone cinike konstaton:

"Tingëllon super kur merr para me kredi dhe nuk duhet të paguash përqindje. Kush nuk e do një gjë të tillë? Por kujdes: Politika e Bankës qendrore amerikane, që tani duket si një dhuratë për Krishtlindje, nuk është dhuratë e mirëseardhur. Vendimi nuk është asgjë tjetër, veçse kapitullim para gjendjes shumë të rëndë në tregjet e financave dhe pranim i paaftësisë për të vepruar, sipas motos: Sorry, no we can't", "Na falni nuk ia dalim dot!", konstaton gazeta nga Nyrnbergu.

Për gazetën Thuringer Allgemeine, që botohet në Erfurt, temë edhe më e rëndësishme është mundësia e futjes së Gjermanisë në borxhe të reja.

"30, 40 apo 50 miliardë eurosh kredi. Shkencëtarët paralajmërojnë për borxhe të reja. Ata që mendojnë se i dinë gjërat më mirë se të tjerët, tani i kanë marrë gjërat në dorë. Në fakt duket se buxheti i vitit 2009 ka dështuar para miratimit të tij, sepse ai që sot merret me numrat nga buxheti është një iluzionist. Pasojat konkrete të kësaj krize nuk shihen ende. Do të ketë rënie tatimesh dhe rritje të numrit të të papunëve, sepse paketat ekonomike kërkojnë para shtesë. Do të kemi nevojë për një buxhet shtesë e ndoshta do të lëkundet barazpesha e tërë sistemit ekonomik. Por bota nuk do të përmbyset, në qoftë se nuk rrënohet edhe arsyeja e në marrjen e vendimeve politike."

(AUD)

  • Data 18.12.2008
  • Autor bc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GIZ4
  • Data 18.12.2008
  • Autor bc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GIZ4