1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për skandalin e basteve

Shtypi gjerman

Shtypi gjerman

Skandali i madh i manipulimit të ndeshjeve në bazë të basteve, që tronditi javën që lamë pas futbollin evropian është në qendër të vëmendjes së shtypit gjerman. Shifrat janë marramendëse, sepse sipas të dhënave të hetuesve mafia e basteve ka manipuluar në nëntë shtete evropiane rreth 200 ndeshje futbolli. Dhe sipas të dhënave që vazhdojnë të shtohen kjo është vetëm maja e ajsbergut.

«Fränkischer Tag» (Bamberg) shkruan:

«Fair ka përparësi»: këtë gjë e nënshkruajnë të gjithë lojtarët. Por tifozët dhe madje edhe gazetarët brohorasin për ata që fitojnë pa të drejtë dhe jo për lojtarët e ndershëm, të cilët megjithëse kanë bërë mijëra orë stërvitje, nuk arrijnë të fitojnë. Duhet të mbledhim mendjen, sepse jo vetëm në sport vlen parrulla që ajo që vlen është përfundimi, ndërkohë që se si u arrit ky përfundim, nuk i intereson njeriu."

Gazeta «Berliner Zeitung» vëren:

"Futbolli është një biznes miliardësh me përqindje rritjeje thuajse absurde. Për shkak të strukturave të tij dhe lidhjeve dhe gërshetimeve të padukshme të funksionarëve, politikanëve, sponsorëve dhe mediave, futbolli është shndërruar në një fushë rreziku thuajse të pakontrollueshme. Që ndeshjet të mos e humbasin krejtësisht magjinë e tyre, sistemi i i futbollit ka nevojë për ndihmë profesionale nga jashtë. Duke ndjekur shembullin amerikan, në rrjetin e errët të mashtruesve duhet të depërtojnë edhe më shumë hetues të fshehtë dhe agjentë «undercover», për ta shtuar presionin ndaj së keqes në këtë biznes. Dhe ndoshta një ditë prej ditësh, kur rrjeta e agjentëve të mos funksionojë më ashtu si duhet, duhet menduar edhe për t'i ndaluar bastet e sportit në përgjithësi.

Autor: dpa/bdt/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KdJM
  • Data 23.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KdJM