1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për situatën në Iran

default

Gjendja politike në Iran pas vdekjes së politikanit reformator iranian, ajatollahut të madh Hosein Ali Montaseri, është temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane.

Fillimisht në Märkische Oderzeitung lidhur me këtë lexojmë:

"Më tepër se 30 vjet pas ngadhnjimit të Revolucionit Islamik në Iran nuk mund të injorohen më të çarat e thella brenda shoqërisë. Kundër sundimit të mullahëve dëgjohen gjithnjë e më shpesh refuzime edhe në mesin e klerikëve. Udhëheqja politike është rrënuar në masë të madhe. Por siç duket opozitës po i mungon një figurë drejtuese karizmatike. Kështu që regjimi ka patur sukses deri tani në kanalizimin e protestave", lexojmë në Märkische Oderzeitung.

Ndërkaq po për të njëjtën temë nga Wiesbadener Kurier shkëpusim:

"Edhe pse i vdekur, Ajatollahu i madh është i dobishëm si emblemë e kritikëve të regjimit, për shkak se në interpretimet e tij fetare ai e ka kontestuar legjitimitetin e një sundimi të drejtpërdrejtë të mullahëve. Një kritikë shumë e gjallë në radhët e tyre! Lideri fetar shiit i renditur shumë më poshtë në hierarki se ajatollohu i madh, Ali Khamenei dhe kolegët e tij në Këshillin Mbikqyrës në krahasim me Montaserin denigrohen në një klikë vulgare diktatorësh, gjë që konfirmohet qartë nga korrupsioni aktual", nënvizon Wiesbadener Kurier.

Dhe së fundi në Kölnische Rundschau vërejmë:

"Eshtë një gjendje pati... Terrori shtetëror, vrasja e opozitarëve, torturat në burgje: të gjitha këto siç duket nuk mund ta mbajnë më të shtypur dëshirën e shumë iranianëve për liri. Nga ana tjetër opozitarët po veprojnë me mençuri duke evituar një kryengritje të hapur. Ata e dinë mirë se kundër aparatit shtetëror nuk do të kishin asnjë shans. Githçka do të përfundonte me gjakderdhje dhe lëvizja opozitare do të merrte një goditje të rëndë. Regjimi po lëkundet. Tani kërkohet durim. Koha po punon kundër pushtetmbajtësve", thekson ndër të tjera në numrin e saj të sotëm Kölnische Rundschau.

Autor: Esat Ahmeti/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 22.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LAWV
  • Data 22.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LAWV