1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për situatën në Afganistan

Presidenti i vjetër është presidenti i ri i Afganistanit: Hamid Karzai. Faqe te para te gazetave kryesore gjermane

Presidenti i vjetër është presidenti i ri i Afganistanit: Hamid Karzai

Shpallja e presidentit aktual afgan, Hamid Karzai prej komisionit të pavarur zgjedhor si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan është në qendër të shtypit të sotëm gjerman:

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» shkruan:

"Shumë shpejt pas ndryshimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë qeveria e Obamës nuk e fshehu pakënaqësinë e saj me presidentin afgan Karzai. Ajo lëvdonte madje hapur cilësitë e kundërkadidatëve të mundshëm të tij. Kjo mënyrë pozicionimi nuk pati sukses. Tani Shtëpisë së Bardhë i duhet të pranojë një president, i cili rizgjidhet në këtë post, pas një procesi zgjedhor, i cili në fillim ishte një mashtrim dhe në fund një farsë, madje një farsë me rrezik jete. Partneri më i rëndësishëm afgan i Obamës, i cili vazhdon ende të vrasë mendjen në lidhje me forcimin e trupave amerikanë në Afghanistan, është një njeri me legjitimitet të kufizuar dhe reputacion të dyshimtë. Ndalja dhe kthimi i drejtimit të zhvillimeve të muajve të kaluar do të jetë tepër i vështirë."

«Stuttgarter Zeitung» shkruan:

"Afganistani nuk është ndonjë aleat për t'u mburrur. Të drejtat e njeriut, pluralizmi, demokracia, shteti i së drejtës, të gjitha këto janë aty vetëm në fillimet e tyre. Një debat i ndershëm në lidhje em këto çështje nuk do t'u ndihmonte vetëm vendeve perendimore që u duhet të mbajnë mbi supe luftën atje, por para së gjitha ushtarëve që rrezikojnë në Afganistan jetën e tyre. Politika nuk do t'i hyjë një debati të tillë të ndershëm. Por me deklaratat e saj të vagullta dhe gjoja argumentat ajo nuk mund të vazhdojë dot më gjatë."

«Landeszeitung» (Lüneburg) vëren:

"Refuzimi i farsës së raundit të balotazhit ishte një veprim i drejtë, sepse talibanët do të ishin përgjigjur me terror. Por dëmi për projektin e stabilizimit të rajonit të Hindukush-it është i madh. Karzai e humbi edhe atë pak legjitimitet që i kishte mbetur. Fundin e papritur të farsës elektorale Barack Obama e konsideron si argumentin kryesor për mëdyshjen e tij. Tani ka ardhur koha për një zgjedhje të vërtetë: a do të mbledhin SHBA flamurin apo do të përpiqen me forcë për një kthesë? "

Autor: Pandeli Pani/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 03.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KMGV
  • Data 03.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KMGV