1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për sekretin bankar dhe gripin A1H1N1

Shtypi gjerman për sekretin bankar dhe gripin A1H1N1. Faqe te para te gazetave gjermane

Shtypi gjerman trajton sekretin bankar në BE dhe gripin A1H1N1

Përveç aferës me limuzinën shtetërore të Ministres së Shëndetësisë, Ulla Schmdit, e cila vazhdon të dominojë faqet e shtypit gjerman, gazetat trajtojnë edhe dy probleme të tjera, vullnetin me të cilin BE heq dorë prej mbrojtjes së të dhënave të sekretit bankar në favor të autoriteteve amerikane si dhe gripin e derrave.

Gazeta "Berliner Zeitung" trajton problemin e të dhënave bankare:

"Ajo që të bie në sy është përunjësia, me të cilën përfaqësuesit e BE-së hedhin poshtë rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, për të mos penguar histerinë amerikane të mbikqyrjes dhe hetimit, apo lehtësia me të cilën ata mundohen t'ua shesin qytetarëve likuidimin e sferës private si një fitore në favor të sigurisë. Ky skandal duhet t'i hapë edhe më në fund sytë, se mes mbrojtjes së të dhënave personale dhe lirive personale ka një lidhje."

"Main-Post" merret me gripin e derrave:

"Sado të gabuara të jenë paniku dhe alarmi i parakohshëm - aq e gabuar është edhe rënia në qetësi. Virusi H1N1 vazhdon të jetë i rrezikshëm, sepse ekspertët nuk janë ende në gjendje të vlerësojnë se sa i rrezkshëm është apo mund të bëhet ai. Kjo gjë të ngatërron dhe të çorodit, sepse njeriut i pëlqejnë mesazhet e qarta. Fakt është që virusi i ri i gripit ia ka dalë që të përhapet brenda pak javësh në të gjithë botën. Madje me një shpejtësi që i çudit edhe shkencëtarët. A do të shndërrohet ky virus në vrasës? Ndoshta, por jo patjetër. Rreziku është ende abstrakt."


Autor: dpa/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi


  • Data 28.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IybD
  • Data 28.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IybD