1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për Rusinë dhe Afganistanin

Shtypi gjerman përqendrohet te Rusia dhe Afganistani

Shtypi gjerman përqendrohet te Rusia dhe Afganistani

Për pasqyrën e shtypit sot kemi zgjedhur dy tema: projektin amerikano-rus për çarmatimin e armëve bërthamore strategjike dhe debatin për misionin e ushtrisë gjermane në Afganistan.

Rusia dhe SHBA-ja kanë rënë dakort në parim për një projekt-marrëveshjeje të re për çarmatimin e armëve bërthamore strategjike, por hollësitë duhet të përpunohen ende. Sipas njoftimeve të medieve, është planifikuar që kokat bërthamore të të dyja palëve të pakësohen në maksimalisht 1.675 copë. Lidhur me këtë fillimisht në 'Bayerische Rundschau' lexojmë:

"Rusia është forcë lëvizëse për çarmatosjen bërthamore. Në Moskë nuk sundon shpresa e rreme për paqe dhe përparim por Realpolitika. Rusia aktualisht ka mbetur dukshëm mbrapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kokat bërthamore dhe sistemet transportuese të armëve dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja në të ardhmen ajo do të jetë në pozicion të njëjtë me Uashigtonin. Pikërisht këtë epërsi bërthamore Bushi dhe skifterët e tij e panë si mjetin e duhur për të shtyrë Rusinë në një garë shkatërruese të armëve. Megjithatë ata u gabuan. Në këtë mënyrë ata vetëm sa forcuan sundimtarët në Kremlin, Vladimir Putinin dhe Dmitri Medvedjevin, të cilët ia bën popullit fushë me lule madhësinë e dikurshme perandorake ", thuhet ndër të tjera në 'Bayerische Rundschau'.

Ndërrojmë temë dhe nga 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' lidhur me debatin për misionin e ushtrisë gjermane në Afganistan shkëpusim:

"Padyshim është e padiskutueshme se gjuha e përdorur lidhur me misionin e Bundesverit në Afganistan ka qenë e papërshtatshme(...). Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Franz Josef Jung, megjithë faktet e zbuluara këmbëngulte se bëhej fjalë për një 'mision stabilizimi'; por përfundimet taktike të pashmangshme nuk sqaroheshin dhe arsyetoheshin për opinionin publik. Guttenberg ishte i pari që e theu këtë tabu kur foli për 'rrethana të ngjashme me luftën'. Siç duket ai dëshironte që të përgatiste hap pas hapi opinionin me ndryshimin e rrethanave për ushtrinë gjermane. Tani ai flet për një 'konflikt të armatosur jondërkombëtar', që e drejta ndërkombëtare e përshkruan ndryshe si luftë qytetare. Kjo nuk është vetëm një kthesë semantike, ajo ndryshon edhe rishikimin në aspektin ligjor të aksioneve ushtarake.(...),", nënvizon 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.

Autor: Esat Ahmeti/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L9k0
  • Data 21.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L9k0