1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës në Bundestag

Pas zgjerimit drejt Lindjes BE-ja është bërë shumë më e madhe dhe e komplikuar dhe iu desh një marrëveshje për të konfirmuar aftësinë për veprim.

Nga votimi në Bundestag për Marrëveshjen e Lisbonës

Nga votimi në Bundestag për Marrëveshjen e Lisbonës

Ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës nga Bundestagu gjerman e komentojnë sot disa të përditshme gjermane. Në gazetën STUTTGARTER ZEITUNG për këtë temë ndër të tjera lexojmë:

"Pikërisht sepse me zgjerimin në Lindje, BE është bërë shumë më i madh dhe më i komplikuar, atij iu desh kjo marrëveshje, për të konfirmuar aftësinë për veprim. Sekreti i suksesit të admiruar në të gjithë botën konsiston saktësisht në atë, se në thelb sovraniteti i shteteve të veçanta nacionale nuk preket dhe megjithatë zhvillohet gjithnjë e më shumë identitet specifik evropian. Prej Shteteve të Bashkuara të Evropës, për të cilat është ëndërruar edhe në Gjermani, vërtet që jemi shumë larg, por ajo që lind aty është gjithsesi realitet, i cili megjithë mangësitë, është i pashembullt në histori."

RHEIN-NECKAR-ZEITUNG që del në Hajdelberg flet për aspekte problematike të Marrëveshjes së Lisbonës:

"Jo kudo do të ecë puna në harmoni, si në Bundestagun gjerman. Sepse Marrëveshja e Lisbonës është e barabartë edhe me një hap tjetër më shumë centralizëm evropian. Dhe nuk pritet që shtetet e mëdha si Gjermania, Franca dhe Anglia do t'i lejojnë shtetet shumë më të dobëta të Lindjes që ta formësojnë bashkësinë në të ardhmen. Kështu që pritet një lloj rezistence- edhe pse irlandezët do të votojnë në një referendum për Marrëveshjen."

Ja së fundi edhe SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:

"Një marrëveshjeje ia fal deficitet më lehtë se një kushtetute- dhe deficite kjo kushtetutë minimale, që quhet Marrëveshja e Lisbonës ka shumë: prej standardeve të shtetit ligjor dhe ato demokratike, siç janë mësuar gjermanët në RF, Bashkimi (Evropian) është edhe pas Lisbonës larg. Por marrëveshje si kjo kanë përparësinë që nuk janë gdhendur në gur."

  • Data 24.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoFV
  • Data 24.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoFV