1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për programin e qeverisë Merkel 2

default

Tema më e komentuar në shtypin e sotëm gjerman është prezantimi në Parlamentin Gjerman i programit qeveritar prej kancelares Angela Merkel. Komenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung fillon me pyetjen: a ka pasur ndonjëherë një pakënaqësi më të mëdha në fillim të ndonjë periudhe legjislative?

"Pyetja të mashtron, sepse për javë të tëra kancelarja Merkel po punon për rizgjedhjen e saj në vitin 2013. Ai që qytetarëve që në fillim u thotë se duhet të heqin dorë nga iluzionet, ka shanse të mira që të festojë fitoret e mëvonshme, qofshin ato edhe të vogla. Nëse zonja Merkel dhe ministri Westerwelle kanë ndonjë koncept të përbashkët, atëherë është ai për zvogëlimin e shpresave për mbështetje nga shteti. Por këtu është edhe llogaria e kancelares Merkel: në qoftë se për shkak të krizës nuk realizohen premtimet parazgjedhore, më shumë do të humbin liberëlët e FDP-së se sa CDU-ja. Kryetarja e Partisë ´Kristiandemokrate llogarit fitoren e një numri më të madh votash në zgjedhjet e ardhshme", konstaton komentatori i Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kommentari i gazetës General-Anzeiger që botohet në Bon mendon se liderit opozitar Steinmeier ka të drejtë kur pohon se në programin qeveritar mungon ideja kryesore.

"Steinemeier-i ka të drejtë, por duhet të shpjegojë se cila do të jetë strategjia e socialdemokratëve në këtë periudhë legjislative. Vetëm kritikat e shpjegimeve të pamjaftueshme të kancelares, është kaq pak sa edhe vetë shpjegimet në programin qeveritar", kontaton General Anzeiger.

Dhe së fundi në Nürnberger Nachrichten lexojmë:

"Kancelarja Merkel nuk është në gjendje të zgjidhë kundërthënien kryesore të kësaj qeverie. Kundërthënia qëndron në faktin se premtohet një politikë e drejtë financiare për gjenerata të ndryshme dhe buxhet solid i vendit, ndërkohë që vendi njëkohësisht futet në borxhe të reja, me qëllim që të realizohen premtimet parazgjedhore. Llogaritë do t'i paguajnë gjeneratat e ardhshme, gjë që kurrsesi nuk është e drejtë ndaj tyre."


Autor: Bahri Cani/dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 11.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KTwM
  • Data 11.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KTwM