1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për presidenten e shoqatës së të dëbuarve Steinbach

default

Presidentja e shoqatës të të dëbuarve, Erika Steinbach ka ngjallur një debat të ri me propozimin e saj. Ajo shprehu gatishmërinë për të hequr dorë nga posti në Këshillin e fondacionit të të dëbuarve, nësw qeveria heq dorë nga emërimi i anëtarëve të këshillit të Fondacionit. Përveç kësaj shoqata e saj duhet të përfaqësohet me më shumë anëtarë.

"Berliner Zeitung":

"Tani nga liberalët kërkohet qëndrueshmëri, e në rradhë të parë nga Guido Westerwelle. Nuk ka shkak, që të bësh kompromis, siç dëshiron Steinbach. Edhe kur nuk ka zgjidhje, zgjidhja ekziston. Të dëbuarit e emërojnë zonjën Steinbach zyrtarisht, qeveria gjermane nuk e aprovon. Atëherë Këshilli i fondacionit do të ketë dymbëdhjetë anëtarë në vend të trembëdhjetë anëtarëve. E pastaj?"

Gazeta "Westdeutsche Zeitung", që del në Düsseldorf, shkruan:

"Për një kohë të gjatë qeveria gjermane ka bërë sikur e refuzonte Steinbach-un vetëm për shkak të presionit nga Polonia. Kjo lojë jo dinjitoze kukafshehthi duhet të marrë fund. Eshtë detyrë e Kancelares dhe e Ministrit të Jashtëm të vendosin, nëse emërimi i Steinbach-ut në Fondacion është me të vertetë në interesin gjerman. Ultimatumi i Steinbachut nuk i ka pakësuar dyshimet për këtë."

"Märkische Allgemeine", që del në Potsdam shkruan:

"Avash-avash zgjidhja e çështjës së kuadrit po nis e bëhet jo dinjitoze. Fillimisht, duke marrë në konsideratë ndjenjat e Varshavës, Steinbach-u e la vendin e saj në bordin drejtues. Pastaj Ministri i ri i Jashtëm Westerwelle pas vizitës së tij të parë në Varshave deklaron se vë veton kundër Steinbach-ut, pa u marrë vesh me partnerët në koalicionin qeveritar. Tani shoqata e të dëbuarve ofron një si lloj ure për heqjen dorë të Steinbach-ut, dhe përsëri fjala është për ofezë. Marrja parasysh e ndjenjave të polakëve nuk ka munguar me të vertetë. Por nuk mund të jesh shovinist, kur vë në dukje, se politika gjermane, edhe ajo për kuadrin, bëhet në Berlin."


Autor: Angjelina Verbica/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LM1R
  • Data 06.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LM1R