1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për politikanët gjermanë dhe GM

default

Titelseiten diverser Tageszeitungen Zeitungen im Presse- und Informationsamt der Bundesregierung, aufgenommen am 26.06.2005. Foto: Christian Slutterheim +++(c) dpa - Report+++

Fati i koncernit Opel vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të shtypit gjerman.

Nga gazeta «Nordwest-Zeitung» (Oldenburg) për këtë lexojmë:

"Drejtuesit e landeve dhe qeveria në Berlin u përqëndruan shumë shpejt tek një variant për Opelin: Magnën. Por ata i mbivlerësuan aftësitë e tyre, duke i bërë edhe njerëzit të besonin se i kishin vetë shumë gjëra në dorë. Në fakt të gjitha vendimet për Opelin vazhdojnë të merren në Detroit, ku ka qendrën koncerni mëmë i Opelit, General Motors, i cili arriti të shpëtonte shumë shpejt nga falimentimi. GM u tregoi politikanëve naivë gjermanë se deri ku u shkojnë kufijtë. Sigurisht edhe GM do nga shteti para për të ristrukturuar fabrikat dhe uzinat e veta, por kjo mund të bëhet vetëm në një atmosferë objektive. Politikanët e lartë gjermanë në Berlin dhe në landet Nordrhein-Westfalen, Hessen dhe Rheinland-Pfalz duhet ta rimendojnë edhë një herë rolin e tyre. Në rastin e Opelit ata kanë muaj që po e ndezin atmosferën në një mënyrë të padurueshme."

«Westdeutsche Zeitung» (Düsseldorf) vëren:

"Kurba e zemërimit vazhdon. Pas zemërimit të madh të politikës për kthesën 180 të General Motors, dje dolën në barrikada punëtorët. Zemërimi i fortë i punonjësve të Opelit është i kuptueshëm. Por për bisedimet e pashmangshme me GM një zemërim i tillë nuk është i rekomandueshëm. Për këtë sindikalistët dhe përfaqësuesit e punëtorëve duhet të fillojnë të çarmatosen."

«Volksstimme» (Magdeburg) shkruan:

"Kryeministri i landit Nordrhein-Westfalens Jürgen Rüttgers (CDU) thotë se te General Motors zbuloi fytyrën e shëmtuar të

turbokapitalizmit. Ministri federal i Ekonomisë, Rainer Brüderle (FDP) e quan vendimin e GM për të mos e shitur Opelin, si krejtësisht të papranueshëm. Mos na gënjen kujtesa? S'ka pak ditë që liberali Westerwelle duke sulmuar gjatë fushatës elektorale CDU/CSU dhe SPD tha se me dhuratat në miliarda për Opelin ato kishin zhvilluar fushatën elektorale më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Liberalët kishin tani mundësinë që t'i jepnin fund kësaj marrëzie torturuese. Po në vend të kësaj ministrit të Jashtëm Westerwelle i duhet të ankohet gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Uashington, që pronari i një sipërmarrjeje vendos se ç'do të bëjë me një pjesë të firmës së tij. Botë e mbrapshtë."

Autor: Pandeli Pani/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KPr4
  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KPr4