1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për Osetinë Jugore dhe Abkazinë dhe Obaman

default

Në lidhje me vendimin e parlamentit rus për të njohur pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë." Berliner Zeitung" shprehet:

"Është një hap logjik nga këndvështrimi i Moskës, sepse lufta u bë për këto territore. Megjithatë politikanët perëndimorë bëjnë mirë të përmbahen dhe të reagojnë me qetësi, pasi vendimi i parlamentit nuk ndryshon asgjë. Faktikisht Rusia i kishte njohur me kohë separatistët në vendin fqinj. Faktikisht përkundër fjalëve sa për të larë gojën mbi integritetin territorial të Gjeorgjisë Perëndimi me pasivitetin e vet prej kohësh ishte mësuar me mendimin e shpërbërjes së republikës kaukaziane. Ka ardhur koha që të kryhet çarmatosja verbale (...) Perëndimi mund të bëjë përpara nëse nuk e sheh Rusinë si një ari të çakërdisur, por si një konkurrent politik dhe sa vjen e më shumë edhe ekonomik për ndikim dhe tregje."

Mbi fushatën zgjedhore në SHBA dhe për emërimin e Barak Obamës " Westdeutsche Zeitung" e Dyseldorfit kërkon të mbahet parasysh kjo:

"A është e mundur që ai Barak Obama, që gjatë raundit eliminator të demokratëve inskenoi një fushatë gjeniale, tani bëri gabime të rënda në llogaritje? Megjithëse në fazën finale krijoi epërsi të dukshme ndaj Hillari Klintonit, fillestari Obama nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin e ish-"çiftit të parë" Hillari dhe Bill. Fillimisht ai u soll vrazhdë me çiftin që vazhdon të ketë ndikim duke emëruar Xhosef Bidenin për kandidat për zëvendëspresident, tani i diktohet ish-presidentit se për çfarë duhet të flasë në kongresin e partisë. Obama duhet të jetë i kujdesshëm, pasi pa ndihmën energjike të Klintonve, të cilët kanë në anën e tyre të bardhët e varfër dhe zgjedhës hispanikë, nëntori mund t'i dalë për hundësh."

  • Data 26.08.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4i2
  • Data 26.08.2008
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F4i2