1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për ministren e re gjermane të familjes dhe ndalimin e minareve në Zvicër

Shtypi gjerman për ministren e re gjermane të familjes dhe ndalimin e minareve në Zvicër

Shtypi gjerman për ministren e re gjermane të familjes dhe ndalimin e minareve në Zvicër

Pas dorëheqjes së Ministrit të punës Franc Jozef Jung në kabinetin qeveritar gjerman hyn një politikane e re në moshë, Kristina Këler (Köhler), si ministre e familjes. Emërimin e saj komenton fillimisht gazeta "Tagespost", që del në Würzburg:

"Që Kristina Këler ngjitet në rangun e ministres, 32 vjeçarja ia dedikon së pari prejardhjes së saj nga Hesseni. Sepse seksioni i partisë në Hessen duhet të jetë i përfaqësuar në kabinet. Ajo ka krijuar edhe respekt, kur larg detyrimeve të korrektësisë politike u shpreh kundër islamizmit, apo kur mori në pyetje ish-ministrin e jashtëm Steinmeier në komisionin hetimor të Shërbimit Informativ Federal (BND)-së. Këhleri është pa dyshim punëtore, ambicioze dhe e guximshme. Por përveç kësaj ajo duhet të jetë aq e mençme që të rrethohet me këshilltarë, të cilët ta kompensojnë mungesën e përvojës politike, që ajo ka detyrimisht."

"Nordbayerischer Kurier" që del në Bayreuth shkruan:

"Këleri nuk do ta ketë të lehtë të ecë në gjurmët e paraardhëses së saj. Për shkak të suksesit, që patën të hollat për prindërit, nëna e shtatë fëmijëve Ursula von der Leien ishte një farë kohe stari në kabinetin e koalicionit të madh. Kristina Këler duhet fillimisht të luftojë me paragjykimin se pas largimit të Franc Jozef Jungut është vendosur për shkak të kuotës. Si shembull paralajmërues le të kujtojmë një nga paraardhëset e saj. Klaudia Nolte nga Türingeni u bë ministre në moshën 28 vjeçare, por gjurmë nuk la pas dhe as në Parlament nuk qëndroi dot. Apo nuk ju kujtohet Klaudia Nolte?"

Ndalimi i ndërtimit të minareve në Zvicër është një tjetër temë e shtypit të sotëm.

Gazeta "Eßlinger Zeitung" veçon :

"Nuk duhet të gënjehemi. Në Gjermani do të pritej i njëjti rezultat, sikur ndalimi i minareve, apo i ferexhesë të nxirrej në votim. Kështu shuplaka e fortë e zviceranëve për qeverinë si dhe për hulumtuesit e opinionit nuk vjen nga qielli. Pikërisht Zvicra si konglomerat pakicash, të cilat prej shekujsh përbëjnë një shtet funksionues, qëndron para një prove të vështirë.

"Landeszeitung", që del në Lüneburg, shkruan:

"Kozmopolitë, neutralë dhe të moderuar kanë qejf ta shohin veten zviceranët. Të ndarë nga bota dhe goditës e prezantojnë veten helvetët me ndalimin e ndërtimit të minares. Por këtu dëmtohet shumë më tepër se sa prestigji. Për më tepër që distancimi i zviceranëve nga liria e vertetë e fesë inkorporohet në një konflikt më të madh, të përplasjes së kulturave. Kështu vargu i kuranit "në fe nuk ka imponim" shkelet shpesh me këmbë. Në Arabinë Saudite janë të ndaluara në publik shërbimet fetare kristiane. Në Egjipt të krishterët terrorizohen si fajtorë për gripin e derrit. Pas kërcimit të zviceranëve, në mentalitetin e shekullit të 16-të evropianët nuk kanë pse të jenë prepotentë ndaj paragjykimeve të botës islame, që të lënë përshtypjen se vijnë nga mesjeta, nga një kohë e luftërave fetare."

Autor: dpa/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 01.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KmhM
  • Data 01.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KmhM