1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për mbrojtjen e fëmijëve në Gjermani

Mbrojtja e fëmijëve dhe marrëdhëniet juridike me Brukselin në shtypin gjerman. Ne foto: faqe te para te gazetave kryesore gjermane

Mbrojtja e fëmijëve dhe marrëdhëniet juridike me Brukselin në shtypin gjerman

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" trajton temën e mbrojtjes së fëmijëve në Gjermani:

"Çdo vit në Gjermani vriten rreth njëqind të rinj dhe të reja. Njëqind fëmijë të vrarë çdo vit, disa thonë madje 150, që do të thotë se çdo javë ka dy ose tre raste vrasjesh. Që prej vitit 2005, Zyra për të Rinjtë ka marrë detyrën e mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet, detyrë që njihet dhe merret parasysh prejt kujtdo. Por disa në raste kohët e fundit ka dalë hapur një problem tjetër. Që sistemi në ndihmë të fëmijëve e di që shumë prindër janë të rrezikshëm për fëmijët e tyre, e megjithatë ata ndihmohen për muaj dhe vite me radhë. Por dikur ndihma mbaron. Megjithatë, të mbrosh fëmijët e rrezikuar është një detyrë e vështirë dhe që kushton. Kush kërkon ta ketë atë duhet të pranojë edhe kostot. Fakti që zyrat për mbrojtjen e fëmijëve duhet të kursejnë, nuk duhet të shpjerë deri aty sa të vdesin fëmijë."

Gazeta " Westdeutsche Zeitung" nga Dyseldorfi shkruan për nevojën e një sigurimi bazë të fëmijëve:

"Propozimi i shoqatave sociale të Landit të Nordrajn -Vestfalisë, që të fusin një sigurim bazë prej 502 eurosh në muaj për fëmijët, mund të mos jetë menduar mirë deri në fund. Kush do të kontrollojë për shembull, nëse paratë nuk përdoren për gjëra të tjera. Megjithatë propozimi tërheq vëmendjen e politikanëve që të shohin se nevoja për të ndihmuar më të vegjëlit, është e madhe."

Gazeta "Stuttgarter Zeitung" shkruan për ligjin shoqërues për paketën e BE-së:

"Ashtu siç ka vendosur gjykata në Karlsruhe, mundësitë e Bundestagut (parlamenti) dhe Bundesratit (Këshilli Federal) për të patur me shumë ndikim në politikën evropiane, janë shtuar. Në fund të fundit politikanët nuk i kanë bërë dhe aq keq detyrat e shtëpisë, të caktuara nga gjykatësit e Karlsruhes. Nëse të gjithë pjesëmarrësit i luajnë rolet e reja ashtu siç është parashikuar nga ligji, atëherë qytetarët do të dëgjojnë shumë më tepër nga Evropa se deri tani. Nëse politika evropiane që do të dalë prej saj do të jetë më e mirë, kjo nuk dihet. Dhe as nuk mund të pritet që pozicionet gjermane të depërtojnë gjithnjë në Bruksel. Prandaj e hapur është çështja, nëse procedurat e reja do të rrisin aprovimin për Evropën. E dëshirueshme do të ishte sidoqoftë."

Autor: dpa/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JDza
  • Data 19.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JDza