1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për luftën e Obamas kundër terrorit

default

Problemi i Jemenit si vatër e re e terrorit si dhe qëndrimi i Obamës ndaj saj janë në qendër të shtypit të sotëm gjerman:

Gazeta «Abendzeitung» (Mynih) për zhvillimet në Jemen:

"Në rast se themi se nuk duam të përzihemi fare, islamistët le të bëjnë ç'të duan në Afganistan, Pakistan apo vende të tjera, atëhere ekziston rreziku që shumë vende të shndërrohen si Somalia në "shtete të dështuara", që shpërbëhen në zona të kontrrolluara prej bandave radikalen; të kthehen në qendra stërvitjeje dhe veprimi për atentatorë dhe piratë që veprojnë në të gjithë botën, pa respektuar të drejtat dhe dinjitetin e secilit. Kjo nuk do të thotë se përgjigja me forcën e armëve është detyrimisht edhe përgjigjia e drejtë. Në Jemen Perëndimi gjendet përpara dilemës: po të mos ndërmarrë gjë, qeveria e dobët e Jemenit nuk mund t'u kundërvihet terroristëve. Në rast se ushtron me miratimin e saj presion ushtarak masiv, prej të cilit do të prekeshin edhe civilët, atëhere popullsia vendase do t'i kthehej Perëndimit kundër. Edhe pse përgjigjia e këtyre pyetjeve nuk është e lehtë: të kthesh kokën mënjanë dhe të mos përzihesh nuk do të thotë atomatikisht paqe. "

Gazeta «Volksstimme» (Magdeburg) trajton luftën e Obamës kundër terrorit:

"Fillimisht përpjekja për sulm ndaj avionit në Detroit, më pas atentati kamikaz në Afganistan që shkaktoi edhe vdekjen e 8 ushtarëve amerikanë: SHBA po tronditet nga një valë e re terrori dhe presidenti Obama po bën shumë gabime në mënyrën se si po vepron ndaj saj. Ai priti tre ditë deri sa u pozicionua për incidentin e Detroitit. Dhe këtë e bëri nga vendi ku po kalonte pushimet në Havai! Tani presidenti po përpiqet t'ua hedhë përgjegjësinë shërbimeve sekrete. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se Obama nuk e ka marrë deri tani serizisht problemin e terrorit. Ai duhet ta ndyrshojë sa më shpejt një qëndrim të tillë, sepse gabimet në luftë kundër terrorit janë në SHBA gjithmonë rruga më e shpejtë për të humbur në zgjedhje. Për këtë është krejtësisht e pakuptueshme mënyra e qëndrimit të presidentit ndaj valës së re të terrorit. Në vjeshtë amerikanët do të zgjedhin kongresin e ri. Ka mundësi që me qëndrimin e tij Obama të vërë në lojë një kapital të rëndësishëm të demokratëve."

Autor: Pandeli Pani/ dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LJWf
  • Data 04.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LJWf