1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për krizën e prodhuesit të automobilëve Opel

Faqe te para te disa gazetave kryesore gjermane

Tre kandidatët për t'u bërë aksionerët kryesorë te prodhuesi i automobilëve Opel, i cili kërcënohet prej krizës kanë paraqitur konceptet e tyre. Ata parashikojnë që të marrin garanci shtetërore dhe të bëjnë shkurtime masive të vendeve të punës.

Gazeta "Bild" në numrin e së enjtes (21.05)s hkruan duke iu referuar burimeve qeveritare, se prodhuesi italian Fiat, në rast se bëhet aksioneri kryesor i Opelit do të aplikojë për një garanci shtetërore prej shtatë miliardë eurosh. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së premtes:

Gazeta "Express" komenton:

"Pas ecejakeve që kanë zgjatur prej muajsh, letrat janë mbi tavolinë. Tashmë duhet të kontrollohet me kujdes të madh se cila nga tri ofertat është me të vërtetë serioze dhe cila jo. Bëhet fjalë për të ardhmen e 25 mijë punonjësve të Opelit, të cilët së bashku me familjet e tyre kanë frikë për vendet e tyre të punës. Gjatë procesit të vlerësimit nuk duhet harruar se shpëtimi i Opelit nuk do të bëhet me tarifë zero. Taksapaguesit do të duhet të marrin përsipër garancinë shtetërore prej miliarda eurosh. Por duhet bërë e sigurtë, se ai që do të fitojë këtë konkurencë i jep Opelit një perspektivë. Duhet refuzuar menjeherë ai që kërkon ndihmat e shtetit në funksionin e kompensimit për automjetet e përdorura, për t'i përdorur ato para për të shpëtuar ndërmarrjen e vet, por duke sjellë nga ana tjetër falimentimin e Opelit."

Gazeta „Berliner Zeitung" shkruan:

"Edhe nëse personeli dhe tregtuesit e Opelit do të bëheshin aksionerë të firmës, shtrohet pyetja se cilët janë pronarët e tjerë? Përfaqësia e punonjësve e mohon me forcë që GM (General Motors) të mbetet aksioner i madh. Për më tepër çdo ditë mundet që koncerni amë amerikan të shpallë mungesën e likuiditetit. Pra duhet të angazhohet një investitor tjetër i madh për ta shpëtuar në plan afatgjatë Opelin. Shanset më të mira për këtë i ka Magna, një ndërmarrje kanadezo-austriake e pjesëve të këmbimit për makina. Thuhet se Magna është favorite edhe në listën e brendshme të GM. Ndryshe nga Fiati, Magna synon të ruajë të gjitha fabrikat dhe të shkurtojë më pak vende pune. Kështu, ndërmarrja e pjesëve të këmbimit favorizohet edhe nga personeli dhe sindikata e Opelit, edhe pse Magna ka planet e saj të emergjencës."

Autor: dpa/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 22.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hv6X
  • Data 22.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hv6X