1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për gjendjen në Afganistan

Shtypi gjerman për gjendjen në Afganistan

Shtypi gjerman për gjendjen në Afganistan

"Landshuter Zeitung/ Straubinger Tagblatt" shkruan për vizitën e parë të Ministrit të ri gjerman të Mbrojtjes në Afganistan:

"Ministri gjerman i mbrojtjes Karl Teodor zu Gutenberg e di se ç'duhet bërë. Vizita e parë e ministrit u bëhet atyre ushtarëve, të cilët vënë në rrezik jetën. Gutenberg ka kryer vizitën e tij të parë te kontigjenti gjerman i trupës ISAF në Afghanistan dhe tetë vjet pas fillimit të misionit ndërkombëtar atje nuk ka mundur të nxjerrë dot një bilanc pozitiv. NATO në Hindukush ka kaluar në defensivë, talibanët përparojnë."

"Mannheimer Morgen":

"Disa paralajmërime dhe shpresa drejtuar presidentit Karsai, disa fjalë të mira për ushtarët gjermanë. Ministri i ri i Mbrojtjes, Karl Teodor zu Gutenberg ka dhënë një sinjal të parë me vizitën e tij të papritur në Afganistan. Këtu nuk ka asgjë më shumë, sepse Presidenti amerikan Obama nuk ka marrë akoma vendim për strategjinë e ardhshme. Por më e rëndësishme se debati për strategjinë për ushtarët gjermanë është që të ndihen të kuptuar nga kryekomandanti i ri. Ai që nuk vepron si i koduar, por flet fjalë të qarta, ka shanse të mira tek trupa e tij. Pra një fillim i suksesshëm me vizitën e parë në Afganistan."

Debati për Presidenten e Këshillit të të Dëbuarve gjermane Erica Steinbach po bëhet provë zjarri për koalicionin qeveritar. Lidhur me këtë "Mitteldeutsche Zeitung", që del në Halle, shkruan:

"Nëse zonja Steinbach si kohët e fundit në fjalimin e saj në parlamentin gjerman këmbëngul që fqinjëve të Gjermanisë u duhet transmetuar më në fund se të drejtat e njeriut vlejnë edhe për viktimat gjermane të luftës, këto fjalë në Poloni do të dëgjoheshin si kërcitjet e çizmeve të ushtarëve gjermanë. Sado të vështirë që ta kenë të demtuarit dhe pasardhësit e tyr, dëbimi nuk është shkaktuar se njerëzit e këqinj nuk i duronin dot më ato. Por më shumë si pasojë e luftës së pashëmbullt grabitqare dhe pushtuese, të cilën Gjermania e filloi me 1 shtator 1939 me sulmin ndaj Polonisë. Eshtë e vetëkuptueshme se përse Westerwelle e konsideron të pafavorshme zonjën Steinbach, për të forcuar dialogun ndërmjet gjermanëve dhe polakëve. Dhe Westerwelle ka të drejtë."

Autor: Ina Verbica/dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KVxV
  • Data 13.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KVxV