1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për fshehjen e informacioneve në rastin e bombardimit në Afganistan

Shtypi gjerman për mospërcjelljen e informacioneve në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes

Shtypi gjerman për mospërcjelljen e informacioneve në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes

Gazeta "Die Welt" dënon skandalin e shkaktuar nga informacionet e mbajtura sekret për sulmin ajror të ndodhur në Kundus:

"Nuk është ende e sigurt nëse Jungu ka gënjyer në atë kohë apo më vonë. Megjithatë ai ka marrë vendime, që duke u bazuar në njohuritë e reja, tregojnë se kanë qenë të papërgjegjshme. Për më tepër, kur nga radhët e partnerëve të Nato-s u bë kritikë e ashpër ndaj ushtrisë gjermane, kancelarja u ndjeu veten të detyruar ta merrte në mbrojtje ministrin. Tani edhe ajo ndodhet në pozicion jo të mirë. Sepse, sidoqë të ketë qenë puna, është e vështirë që ajo të shpjegohet. Ushtria gjermane është një aparat i rëndë në çwwshtjet e komunikimit. Prandaj shkon kohë deri sa një informacion të vijë nga fare poshtë në shumë lart. Por gabimi më i madh ka ndodhur në ministri."

"Märkische Allgemeine" (Potsdam) shkruan për ish-ministrin e Mbrojtjes Franz Jozef Jung:

"Nëse Jungu vërtet nuk e ka ditur, atëherë kjo është e pafalshme. E pafalshme është nëse e ka ditur dhe e ka mohuar edhe ditë pas vrasjes së civilëve. Atëherë kjo do të duhet të interpretohet vetëm si fushatë elektorale (me apo pa dijen e kancelares?) Vetëm dje Jung kërkoi të fliste në një emision televiziv për akuzat që i janë ngritur, në televizion jo në parlament. Një ofendim të tillë sovrani nuk mund ta pranojë. Dhe ajo që tha më në fund ministri dje në mbrëmje ishte çdo gjë tjetër, përveçse bindëse. Ai që i jep Nato-s një raport kritik të përpiluar nga policët e vet, pa e lexuar më parë raportin, atij i mungon ndjenja e rëndësisë dhe përgjegjësisë."

Gazeta "Saarbrücker Zeitung" merret me menaxhimin e krizës nga Franz Jozef Jungu:

"Çështja e sulmeve të ushtrisë gjermane më 4 shtator në lumin e Kundusit në Afganistan i ka lënë politikanit të CDU-së dhe ministrit të sotëm të Punës Franz Josef Jung vetëm dy alternativa, dhe që të dyja janë të pakëndshme: Ose ta verë veten në provë dhe të shohë se ministria e ish- ministrit të Mbrojtjes ka fshehur njohuri të rëndësishme për incidentit. Atëherë Jungu prezantohet si dikush që ka lejuar ta tërheqin prej hunde. Ose del se Jungu i ka ditur informacionet e policisë ushtarake. Atëherë deklaratat e tij të dhëna në atë kohë para parlamentit dhe publikut kanë qenë gënjeshtra. Atëherë ministrit të sotëm të Punës i mbetet vetëm dorëheqja e menjëhershme dhe e turpshme."

Autor: Aida Cama/dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KhaH
  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KhaH