1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për fitoren e Obamas

default

Të gjitha gazetat gjermane të së enjtes e komentojnë zgjedhjen e Barak Obamas si president të SHBA. Në gazetën SÜDDEUTSCHE ZEITUNG ndër të tjera lexojmë:

"Ky ishte gjithsesi sezoni zgjedhor i demokratëve, por edhe politikani ekscepsional Obama i dha atij lajtmotivin. Ai premtoi ndryshimin, por në të vërtetë ai përcolli shpresë. Merita më e madhe e Obamas qendron në atë që nuk e paraqiti veten si shpëtimtar në situatë hallesh. Shumë më tepër ai çliroi një lëvizje masive, nxiti entuziazëm, dhe u ktheu zgjedhësve besimin në dinamizmin e tyre - yes, we can, jo yes, I can."

ABENDZEITUNG e Mynihut shkruan:

"Zgjedhja e Obamas është edhe një sfidë për pjesën që mbetet të botës. Të gjithë duhet ta kapërcejnë përfytyrimin tashmë të preferuar për SHBA. Demokracia më e fuqishme e botës nuk është satani i madh, ku shans ka vetëm i paarsyeshmi dhe brutali. SHBA janë një shoqëri, ku multikultura bëri që biri i një ati kenian dhe nëne të bardhë, i rritur në Azi dhe Havai, të marrë postin më të lartë të shtetit."

Ja së fundi edhe THÜRINGER ALLGEMEINE:

"Edhe ky muaj mjalti i gëzimit dhe entuziazmit po merr fund. Atëherë do të nevojiten pesë Obama, për të përpunuar më të paktën që është grumbulluar në vitet e plumbta të Bushit: dy luftëra, klimën, krizën financiare, një borxh që kalon kufijtë, sisteme sociale që lëngojnë. Presidenti i 44-t i SHBA merr një trashëgimi, të cilën në kushte normale duhet ta refuzonte duke falenderuar. Mbase është mirë që ky burrë ende nuk e ka përcaktuar pozicionin e tij në shumë fusha."

  • Data 06.11.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FoDJ
  • Data 06.11.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FoDJ