1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për ekonominë kineze dhe fushatën elektorale në SHBA

default

Gazeta OSSTTHÜRINGER ZEITUNG i komenton kështu lajmet se fondet shtetërore të qeverisë kineze mund të bëhen pjesëmarrës me aksione në Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn:

"Megjithëse kapitali duhet të ishte më se i mirëpritur nga të gjitha anët, të mbetet megjithatë një ndjenjë e turbullt, kur sheh se janë rusët ose kinezët ata që bëhen bashkëpronarë të koncernit më të madh logjistik dhe të transportit të vendit. E megjithatë, shtetet e Perëndimit, veçanërisht Gjermania duhet të pajtohen me një fakt të tillë: struktura e pushtetit të ekonomisë botërore po spostohet. Ai që i tregon Kinës derën, vetëm për shkak të një mospëlqimi të paqartë, nuk do të përjetojë kënaqësi për një kohë të gjatë. Një pjesëmarrje në minoritet e aziatikëve në Hekurudhën Gjermane nuk do të thotë aspak fundosje e Perëndimit."

FRANKFURTER RUNDSCHAU ndalet në fushatën elektorale në SHBA dhe veçanërisht në zhvillimet në kampin e Xhon Makkeinit:

"Lëvizje gjeniu apo katastrofë: kur Xhon Mekkeini prezantoi zëvendësen e tij Sarah Palin, thuajse askush nuk dinte gjë për gruan që qeveris Alaskan. Ndërkohë, vendet bosh po mbushen. Që vajza e saj 17 vjeçare është shtatzënë, ky ishte një sekret i hapur në fshatin e saj. Njerëzit atje kjo nuk i kishte bezdisur. Edhe shumë qytetarë amerikanë duhet ta kenë marrë në konsideratë duke ngritur supet. Një baby me sindromën daun, një bir në rrugë për në Irak, një bijë adoleshente shtatzënë, megjithëse e ëma angazhohet për abstinencë seksuale të të rinjve, dikush mund të shohë këtu problemet e përditshmërisë së vet. Ja që kështu është jeta, kontradiktore, e komplikuar. Nga pikëpamja e të krishterëve konservatorë, por jo e kundërshtarëve demokratë, Sarah Palin nuk ka bërë asgjë të gabuar."

  • Data 02.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FAIX
  • Data 02.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FAIX