1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman për Bashkimin për Mesdheun

default

Themelimi i Bashkimit për Mesdheun komentohet në shtypin gjerman të së hënës. Në gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG për këtë temë lexojmë:

"A ushqen iluzione Bashkimi për Mesdheun? A do të jetë ai në gjendje të arrijë atë që nuk qenë në gjendje apo nuk donin të arrijnë të gjitha fuqitë botërore së bashku- të sjellë paqe në bregdetin lindor? Pas përparimit midis Libanit dhe Sirisë, kryeministri i Izraelit, Olmert ka shpërndarë optimizëm. Por ka gjëra që nuk sqarohen në tryezat e gjelbra që mblidhen njëra pas tjetrës, por në mendjet dhe zemrat e qytetarëve, të cilët përfaqësohen nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive. Megjithëse demokratizimi nuk është në planin e bashkësisë së re të punës, nga këndvështrimi i BE do të ishte mirë sikur në disa vende të pakësohej "tregimi i udhës" qytetarëve- megjithë pasojat e pasigurta."

Ja edhe mendimi i FRANKFURTER RUNDSCHAU:

"Bashkimi për Mesdheun duhet të arrijë që ta përjashtojë për çështje të veçanta konfliktin në Lindjen e Mesme në atë shkallë, sa Veriu dhe Jugu të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për çështje të tjera. BE duhet t'i rezistojë tundimit të injorimit të problemeve të të drejtave të njeriut në jug, me argumentin e mosrrezikimit të bashkëpunimit Veri-Jug. Në fund të fundit, evropianët nuk do të bëjnë dot pa e ndryshuar më në fund politikën e tyre agrare dhe pa u garantuar partnerëve në jug akses të pakufizuar në tregun evropian."

  • Data 14.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbeB
  • Data 14.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbeB