1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për gjendjen në Hindukush

3 Korrik 2009
https://p.dw.com/p/IgPu
Faqe te para te disa gazetave kryesore gjermane
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Landeszeitung Lüneburg"

"Në Hindukush, kur dikur Ushtria e frikshme e Kuqe humbi moralin e saj luftarak, është në lojë tani bashkëpunimi i NATO-s. Ndërsa SHBA-ja nis një ofensivë të fortë për të dobësuar në mënyrë vendimtare talibanët, ministri gjerman i mbrojtjes Jung bën mjegull propagandistike, për të fshehur faktin, që Bundesveri bën luftë në Afganistan. Dërgimi i avionëve AVAKS me ekuipazh gjerman argumentohet me rindërtimin e rrjetit të qarkullimit ajror civil atje. NATO-ja është më shumë se sa një pakt ushtarak, ajo është bashkësi vlerash. Qeveritë, që e fshehin politikën e tyre para sovranit nuk e kanë kuptuar siç duket këtë. Aleatët, të cilët për vlerat e Perëndimit nuk japin më tepër se justifikime të dobëta, e humbasin rëndësinë. Dhe kjo me të drejtë."

"Mittelbayerische Zeitung" që del në Regensburg shkruan:

"Që ministri gjerman i mbrojtjes Franc Jozef Jung vazhdon ta zbukurojë misionin e e Bundesverit si mision stabilizimi dhe i minimizon fluturimet e AVAKS-ëve si një lloj shërbimi për kontrollimin e trafikut ajror, është një punë tjetër. Nga njëra anë kjo mund të jetë edhe e kuptueshme, ai nuk do t' u lërë pretekst luftëtarëve fundamentalisë, të cilët flasin me aq dëshirë për një luftë të shenjtë. Nga ana tjetër është i pakuptueshëm pedantizmi verbal. A e ka misioni në Afganistan emrin luftë, situatë e ngjashme me luftën, apo sido që të quhet ai, kjo nuk ka rëndësi.


"Tageszeitung" që del në Berlin mendon për ofensivën amerikane në Afganistan:

"SHBA-ja ka nisur në provincën Helmand, në jug të Afganistanit ofensivën e parë masive kundër talibanëve që prej shpalljes së ndryshimit të strategjisë nën Barak Obamön. Deri tani me fjalën "change" në lidhje me Afganistanin ushtarakët dhe politikanët amerikanë kishin parasysh se në Afganistan tani më në fund duhet kryer edhe zhvillimi civil dhe ai ekonomik. U tha se rritja e madhe e trupave me 21 000 ushtarë do t'i shërbejë sidomos trajnimit të ushtrisë afgane dhe policisë. Por tani ofensiva dëshmon se më shumë ushtarë do të thotë vetëkuptimisht më shumë luftë. Se në çfarë niveli ka arritur përgatitja e ushtrisë afgane deri tani, tregon edhe raporti i trupave të mobilizuara. 4000 marinsa amerikanë me 650 luftëtarë afganë."

Autor: Ina Verbica

Redaktor: Auron Dodi