1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman me reflektime në prag të 60 vjetorit të RFGJ

default

Më 23 maj Republika e Gjermanisë feston 60 vjetorin e krijimit të saj. Pikërisht ky përvjetor dhe kriza aktuale ekonomike janë temë e të përditshmeve të sotme gjermane.

Në gazetën "Wiesbadener Kurier" lexojmë:

"Në historinë e gjatë gjermane janë 60 vite stabilitet dhe 60 vite demokraci një moshë, e cila e meriton të festohet. Gjatë kësaj kohe kemi mundësinë të shohim edhe zhvillimin që kemi pasur ne si qytetarë të këtij vendi. Sepse kushtetutat përpilohen mbi tekstet e zgjuara juridike, por zbatohen nga nga njerëzit, të cilët jetojnë duke i respektuar këto rregulla. Kushtetuta e vjetër e ëeimer-it nuk dështoi sepse nuk ishtë përpiluar siç duhet, por për shkak të mangësisë së demokratëve në vend."

Ndërsa në gazetën Nürnberger Nachrichten lexojmë:

"Si do të jetë e ardhmja e afërt dhe sidomos ajo pas krizës? A është vallë parulla "Le të vazhdojmë kështu" me të vërtetë ajo që na duhet? Si shumë solidaritet ka në një shoqëri që ndonëse është ende e bashkuar, rrezikon të thyhet? Pyetje të tilla nuk shtrojnë vetëm vizituesit e rregullt të meshave në kishë. Shumë njerëz kërkojnë përgjigje të reja dhe dyshojnë tashmë tek fjalitë e politikanëve, të cilët festojnë më shumë veten e tyre sesa krijimin e republikës, se gjithçka do të bëhet më mirë. Por ky vend, dhe ne së bashku me të, e meritojmë të festojmë. Por fatkeqësisht po festohen aq shumë përvjetorë dhe inskenime politike, sa republika jonë nuk ka më kohë të përqëndrohet dhe të mendohet se si mund të angazhohet për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë për të gjithë ne."

Autor: dpa/Sonila Sand

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Huag
  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Huag