1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi rastin Hodorkovski në Rusi

Pas shpalljes së vendimit të një gjykate ruse për moslirimin e parakohshëm të ish-manjatit të naftës Mikail Hodorkovski në shtypin gjerman komentohet:

default

Gazeta „Nürnberger Zeitung“: „Fare pak kohë më parë presidenti Dimitrij Medvjedev sinjalizoi një kthesë në çështjen Hodorkovski. Por tani doli konflikti i Kaukazit dhe motoja është: të mos tregojmë dobësi, aq më shumë ndaj Perëndimit, që prej kohësh ndërhyn për lirimin e Hodorkovskit. Ky nuk përbën më rrezik politik. Ka shumë mundësi që ai të lirohet gjatë festave të Krishtlindjeve. Medvedjevi do të celebrohet paskëtaj prej evropianëve të lehtësuar si garancia për shtetin ligjor.“


Një citat nga komenti i „Neues Deutschland“: „Qysh kur u dënua Hodorkovski në Gjermani disa morrën shkas për të kërkuar fushata solidariteti me aktivistin e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. Eshtë e drejtë: Hodorkovski, që dikur sponsorizonte Bors Jelcinin dhe ka përfituar prej lidhjeve me klanet e Kremlinit në kohën e privatizimit të shfrenuar, në epokën e Putinit u ekspozua shumë në politikë duke pasur në fokus zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. Ndoshta kjo ka bërë që hetimet të përshpejtohen. Por nga ana tjetër e drejtë është edhe që akuzat për manipulime me tatimet, mashtrime dhe vjedhje të rënda nuk kanë rënë nga qielli, siç pretendojnë disa vëzhgues të paanshëm.“

  • Data 23.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F3H4
  • Data 23.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F3H4