1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi negociatat për qeverinë gjermane

Shtypi gjerman për negociatat qeveritare ne Gjermani

Shtypi gjerman për negociatat qeveritare ne Gjermani

Faza e fundit e bisedimeve për koalicion në Gjermani dhe sidomos problemi i buxhetit dhe financave janë në qendër të shtypit të sotëm gjerman:

«Märkische Allgemeine» (Potsdam) shkruan:

"Ajo që po sheh publiku në lidhje me marrëveshjet për koalicionin nuk shkakton shumë entuziazëm: një buxhet gjigand në hije dhe më tepër kontribute që duhet të paguajnë të punësuarit për sigurimin për përkujdesjen mjeksore. Kjo s'ka pse të jetë surprizë për askënd, sepse që gjendja e financave të shtetit është katastrofale, e dinim që përpara zgjedhjeve. Megjithatë partia liberale FDP ka premtuar ulje të taksave duke arritur me këtë pretim edhe rezultate të mrekullueshme në votime. Tani kjo parti duhet ta mbajë premtimin, në rast se nuk ka ndër mend t'i zhgënjejë menjëherë zgjedhësit e vet. Meqënëse në këtë kohë krize kursimet drastike do të ishin të gabuara, mbetet vetëm rruga e marifeteve të bilancit. Në rast se del llogaria sipas së cilës taksa më të ulta sjellin rritje ekonomike dhe që në fund madje do të ketë sërish më tepër të ardhura prej taksave, atëhere s'do të ishte më problem."

«Handelsblatt» (Düsseldorf) shkruan:

"Ndërsa koalicionerët vrasin mendjen mbi projektmarrëveshjen e koalicionit, në vend po krijohet përshtypja e kaosit. Një ide për ta prezantuar buxhetin për shoqëritë e sigurimeve sociale si ide gjeniale buxhetare, hidhet dy ditë më vonë poshtë për shkak të rezervave që mund të kishte nga këndvështrimi kushtetues. Ulje e barrës së taksave për qytetarët? Nga ana tjetër pritet të ketë rritje të përqindjes së kuotës për sigurimet shoqërore, apo ngritje të re të tvsh-së. A nuk ishin mesazhet e qeverisë së re më pak taksa dhe një lehtësim i sistemit social dhe atij të taksave?"

«Lausitzer Rundschau» (Cottbus) vëren:

"Ai që deklaron me plot gojë se ka ndër të stabilizojë buxhetin duke ulur taksat dhe duke bërë investime në shkallë të gjërë është sharlatan. Për këtë i vetmi mjet mbetet një instrument i dashur i politikës: marifetet. Cilido qoftë emri i ideve: pasuri speciale, fonde etj, ai që mundohet të gjejë në këtë mënyrë burime financiare brenda buxhetit të rregullt dhe anashkalon frenën e borxheve, ai i mban njerëzit për budallenj. Gjithnjë e më tepër po bëhet e qartë se ky koalicion mund ta mbajë premtimin e vet për uljen e taksave, në qoftë se dikur fillon me parimin nga xhepi i majtë te i djathti: pra ulje taksash dhe rritje e kuotës për sigurimet shoqërore të të punësuarve."

Autor: dpa/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KDXI
  • Data 23.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KDXI