1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman mbi lirimin e ish terroristit të RAF-it, Christian Klar

"Landeszeitung Lüneburg": Lirimi i Klar dëshmon triumfin e shtetit juridik mbi terroristët e RAF-it.

default

Ish terroristi i RAF-it, Christian Klar

Ish terroristi i Fraksionit të Armatës së Kuqe, Christian Klar, pas 26 vjetësh burgimi do të lirohet. Gjykata e lartë e landit në Stuttgart vendosi që 56-vjeçari të lirohet me kusht pas plotësimit të kohës minimale të dënimit. Gjykatësit mendojnë se ai nuk paraqet rrezik për përsëritje të veprës penale. Lirimi i Christian Klar komentohet sot edhe në shtypin gjerman.


"Aachener Nachrichten" vlerëson se lirimi i Klar është i rëndësishëm për shtetin juridik në Gjermani: "Në fund e drejta ishte në anën e tij. Shteti gjerman nuk donte të tregonte mëshirë për Christian Klar, për arsye mëse të kuptueshme. Tani ish terroristi i RAF-it pas 26 vjetësh do të mund të jetojë sërisht në liri. Vërtet ai nuk ka treguar kurrë pendim për aktet e tij, por Klar nuk paraqet më rrezik për shoqërinë. Dhe meqënëse kjo është e vetmja gjë e rëndësishme, lirimi i tij është i justifikuar. Madje më shumë: ai është i rëndësishëm për shtetin juridik."


Mbi të njëjtën temë "Landeszeitung Lüneburg" komenton: "Të eturit për hakmarrje do të ulërasin por ata gabojnë: lirimi i Christian Klar nuk është shenjë dobësi, përkundrazi është shenjë e forcës së shtetit. Edhe pse Klar që nuk tregon pendim nuk do ta kuptojë, lirimi i tij është triumfi përfundimtar i shtetit juridik, i atij shteti të cilin RAF e shante një "sistem derrash", mbi terroristët e majtë. Pendimi apo kuptimi i mungojnë Christian Klar-it dhe arsye për këtë është se i mungon formati për të pranuar gënjeshtrën e një jete. Ai dhe shokët e tij terroristë pretendonin se në "vjeshtën gjermane" vranë përfaqësues të lartë të Republikës Federale Gjermane për shkak të veprës së tyre; por në të vërtetë ata u vranë për atë që ishin. Terroristët e RAF-it ndoshta kanë shpresuar të përfundiojnë si martirë. Por shteti juridik nuk lë prapa martirë, vetëm kriminelë të gjykuar që duhet të vuajnë dënimin. Ashtu si Christian Klar."


Së fundi për këtë temë shkëpusim nga "Eßlinger Zeitung": Me vendimin e saj gjykata jep një sinjal njerëzor edhe pse kokëfortësia e Klar nuk e bën të lehtë këtë. Lirimi i shpejtë i Klar tregon forcën e shtetit juridik. Pavarësisht nëse Klar tregon pendim, pendesa nuk është faktor vendimtar për një lirim të parakohshëm. Për të afërmit e viktimave të terroristëve, lirimi i Klar është sigurisht një shuplakë e re. Por për drejtësinë ajo shënon normalitet", komenton "Eßlinger Zeitung".

  • Data 25.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G1Hg
  • Data 25.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G1Hg