1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman: kriza e General Motors-it dhe planet për shpëtimin e Opelit

default

Ministri gjerman i Ekonomisë zu Guttenberg viziton SHBA me qëllim të gjetjes së një rrugëdaljeje nga kriza e koncernit të automobilëve Opel, filialit gjerman të "General Motors". Kjo temë komentohet në shtypin gjerman të së martës.

Gazeta "Weser Kurier" e Bremenit shkruan:

"Çelësi për shpëtimin e Opelit ndodhet në Shtëpinë e Bardhë: Këtu kryesia e General Motors-it vendosi afatin deri më 31 mars për konceptin e saj. Këtu do të merret edhe vendimi për ndihmat e mëtejshme shtetërore në vlera miliardëshe për koncernin e Detroidit, filial i të cilit është 100% Opeli. Përtej të gjitha rezervave që kanë të bëjnë me rendin politik, qeveritarët në Berlin, në Dyseldorf, në Visbaden, në Majnc dhe në Erfurt duhet të bëjnë për vete as më shumë e as më pak, por vetë Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, ose të paktën këshilltarin më të rëndësishëm të tij. Vetëm nëse arrihet kjo, mund të mendohet seriozisht për "kalorësin shpëtimtar", pra për një investues serioz, i cili të luajë një rol të ngjashëm si në rastin e Porsche-s tek Folksvageni."

Komentatori i "Augsburger Allgemeine" vëren:

"Bankat duhet të shpëtoheshin, sepse në të kundërt do të gremisej e gjithë ekonomia. Për Opelin një gjë e tillë nuk duhet. Gjithsesi kjo nuk duhet bërë, në qoftë se ka si çmim kthimin e shtetit në të ardhmen në një sipërmarrës në shkallë të gjerë, që përmes shumave marramendëse të mbajë gjallë firmat në prag të falimentimit. Kreditë e garancisë për investues privatë janë në rast nevoje në rregull, por nuk janë në rregull investimet e miliardave për të kompensuar gabimet e menaxherëve. Në luftën elektorale do të përqëndrohet vëmendja tek caktimi i kufijve mes ekonomisë shtetërore dhe ekonomisë sociale të tregut."

  • Data 17.03.2009
  • Autor dpa/VFB/AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HDxk
  • Data 17.03.2009
  • Autor dpa/VFB/AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HDxk