1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së shtunës

default

MITTELBAYERISCHE ZEITUNG që del në Regensburg shprehet për Bashkimin Gjerman:

"Që politikania më e preferuar gjermane, Angela Merkel është rritur në Lindje, tregon vetëm se sa e parëndësishme është bërë prejardhja gjeografike në politikë. Mendjet e njerëzve kanë rëndësi, pavarësisht nëse ato janë me origjinë nga Hamburgu, Berlini apo Mynihu. Konfiguracioni i Bashkimit është kthyer në biznes normal politik, tek i cili ndonjëherë edhe të duhet të mbledhësh forcat, për të luftuar për shumica, pushtet dhe para. Në fjalimet e të dielave për përvjetorin e Bashkimit e vërteta pikturohet me dëshirë më e bukur se është ajo. Shumë më e rëndësishme është kur Bashkimi përjetohet praktikisht, kur punohet së bashku, flitet dhe festohet së bashku. Dhe kur brohoritet së bashku, kur Ballaku dhe kompani bëjnë gol për Gjermaninë. Që prej 18 vjetësh ne jemi sërish një popull. Dhe çfarë populli."

Ja edhe mendimi i OLDENBURGISCHE VOLKSZEITUNG:

"Bashkërritja e Perëndimit me Lindjen nuk ka arritur ende në atë stad të normalitetit, siç duan të na bëjnë të besojmë politikanët, në fjalimet e tyre të të dielave. Fakt është përkundrazi që shumë rajone në Gjermaninë lindore po zbrazen me plotëkuptimin e fjalës. Rinia largohet dhe mungesa e perspektivës është shtuar. Ndërtimi i Lindjes - në aspektin ekonomik ai është detyrimisht një projekt afatgjatë. Për këtë nuk duhet të ketë iluzione."

  • Data 04.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FTkX
  • Data 04.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FTkX