1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së shtunës për fushatën elektorale në SHBA

default

Fushata elektorale për presidentin e ardhshëm të SHBA preokupon sot disa gazeta gjermane. Kështu ndër të tjera, në gazetën BERLINER ZEITUNG lexojmë:

"Po bëhet gjithnjë e më e qartë se pas dy muajsh amerikanët nuk do të zgjedhin vetëm midis dy politikanëve, por se atyre do t'u duhet të marrin një vendim vërtet parimor. Ata duhet të zgjedhin midis së kaluarës dhe të ardhmes. Xhon Mekkeini mund të jetë më pak radikal, më pak i ngurtësuar ideologjikisht dhe me sens më të fortë për realitetin se Xhorxh W. Bushi. Ai megjithatë mbron politikën e brendshme dhe të jashtme të dështuar në mënyrë kaq katastrofike të republikanëve. Përveç premtimit të vështirë për t'i besuar, se ai do t'i bëjë shumë gjëra ndryshe, nuk ka asnjë ide të re, asnjë program të ri, asnjë vizion të ri që lidhet me emrin e tij."

E të njëjtim mendim me analistin e BERLINER ZEITUNG është edhe analisti i SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:

" Botëkuptimi i Barak Obamas i përgjigjet botës komplekse të 2008-ës. Xhon Mekkeini jeton me mendje në Luftën e Ftohtë. Akoma nuk ka ardhur në pushtet, as njëri dhe as tjetri. Por në 60 vitet e ardhshme do të fitojnë përgjigjet e thjeshta. Por shpesh edhe argumenti më i zgjuar."

Ja së fundi edhe mendimi i FRANKFURTER RUNDSCHAU:

"Kongreset në fushatën elektorale amerikane kaluan, por megjithë dramat, operetat dhe festimet, ai që mbetet është një bilanc i kthjellët: dy javët e fundit sollën shumë tension, por sqaruan pak gjëra. Demokratët u dehën në Denver me sharmën e kandidatit të tyre. Ajo që nuk bënë ata, është caktimi i temave të fushatës elektorale. Shumë shpesh aty u morën me personin e Obamas. ...Mekkeinit ju desh të zhvillonte një luftë të parehatshme në dy fronte. Kjo mund të ketë sukses, vetëm nëse edhe më tej do të bëhet fjalë vetëm për persona, jo për përmbajtje. Pas vetëinskenimit të kongreseve të partisë, tani pason lufta politike nga afër."

  • Data 05.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FCIj
  • Data 05.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FCIj