1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes

default

Gazeta LEIPZIGER VOLKSZEITUNG ndalet në fushatën elektorale për presidentin e SHBA:

" Ciklonin Gustav, kandidati për president të SHBA, Xhon Mekkein a përballoi mirë. Nëse do të mund të thuhet kjo edhe për furtunën që shkakton zëvendësja e tij, Sarah Palin, kjo mbetet të shihet. Guvernatorja 44 vjeçare e Alaskas fillimisht vetëm sa e ajrosi mirë konventën e pluhurosur partiake të republikanëve. Me fjalimin e saj patriotik dhe që tregonte qejf për të sulmuar ajo solli vrull në parti. Dhe ajo heq një vijë shumë të qartë ndarëse midis pozicioneve të saj dhe atyre të demokratëve amerikanë. Po nëse do të funksionojë llogaria e Mekkeinit, i cili e prezantoi nënën me pesë fëmijë si kandidate surprizë, për të tërhequr në anën e tij si zgjedhës konservatorë, ashtu edhe mbështetës të zhgënjyer të Klintonit, kjo mbetet e diskutueshme. Mekkeini duhet të ketë mendjen, që rrëmuja rreth Sarah Palinit të mos e bëjë atë të lëkundet."

Kurse gazeta VOLKSSTIMME që del në Magdeburg vë në qendër të vëmendjes vizitën e presidentit turk Gyl në Armeni:

"Vizita e presidentit turk Gyk te armiku për vdekje Armeni, me rastin e një ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, ka një shembull historik. Në vitet '70, shkriu akulli midis SHBA dhe Kinës me shkëmbimin ekipeve të pingpongut. Një shenjë e mirë. Diplomacia e Ping-Pongut ishte pikënisje për marrëdhënie normale midis Uashingtonit dhe Pekinit. Në rastin e Armenisë dhe të Turqisë, do të ishte një përparim gjigant, po të eleminohej bllokada turke e kufirit. Tregtia dhe ndryshimi do të ishin të dobishme për të dyja vendet. Turqia në këtë rast do të rrinte, krahas Gjeorgjisë e hapur si një vend i dytë tranzit në drejtim të Lindjes, kurse Armenia mund të lirohej nga varësia e njëanshme prej Rusisë. Lufta midis Rusisë dhe Gjeorgjisë nuk ishte ajo që e shkaktoi ndryshimin e mënyrës së të menduarit, por ajo e nxiti atë."

  • Data 04.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBfv
  • Data 04.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBfv