1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes

Barak Obama dhe Angela Merkel në Berlin

Barak Obama dhe Angela Merkel në Berlin

Vizita e kandidatit demokrat për president të SHBA në Gjermani, Barak Obana dhe fjalimi që ai mbajti në Berlin komentohet sot në shtypin gjerman. Gazeta HANNOVERSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG veçon:

"Obama nuk premton që Amerika do ta shpëtojë botën. Obama beson se Evropa dhe Amerika mund ta bëjnë vetëm së bashku pak më të mirë botën- në Afganistan, në Iran, në Birmani, në Darfur. Ndoshta Obama do të bëhet presidenti i 44-t i SHBA. A do të brohorasin gjermanët për të, edhe kur ai t'u kërkojë atyre kontributin si partner, qoftë me më shumë ushtarë në Afganistan, ose me para në Darfur?"

WESTDEUTSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG kujton:

"Një gjë duhet t'ia pranosh burrit me fytyrën simpatike të një djali: ai di si flitet. Aftësitë retorike të Barak Obamas do ta zbehnin nga zilia ndonjë deputet gjerman. Të entiziazmuar i brohorasin atij masat... Që Obama në Berlin kërkon përpjekje më të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, të lë të kuptosh se edhe pas Bushit nuk do të vijë paqja e përbotshme botërore. Amerika mbetet një fuqi botërore, e cila në rast nevoje interesohet pak për interesat e vendeve të tjera. As edhe rreth një presidenti të mundshëm Obama, që di të buzëqeshë bukur dhe të flasë kaq mirë."

  • Data 24.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EjHm
  • Data 24.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EjHm