1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes për grindjen e gazit mes Rusisë e Ukrainës

Pamje - montazh e disa gazetave gjermane

Në shtypin gjerman të së premtes gjen jehonë ndërprerja e furnizimeve me gaz nga koncerni rus Gazprom në Ukrainë

"Badische Neueste Nachrichten" komenton:

"Edhe tani vendet perëndimore shumë shpejt mund t´i ndiejnë pasojat e konfliktit për gazin. Në dallim nga kriza e mëparshme kësaj radhe Gazprom po përpiqet, që të sigurojë kapacitetin e furnizimeve për Perëndimin dhe t´i informojë partnerët për të gjitha hapat. Rusia me këtë bën të qartë, se nuk do ta dëmtojë Evropën Perëndimore. Tek e fundit, shkak për konfliktin është morali i keq i Ukrainës për shlyerjen e pagesave - një aspekt ky që preferohet të mos vihet re."

Gazeta "Badische Zeitung" vëren:

"Rusia insiston tek zona e saj e influencës dhe Ukraina shpreson që me mbështetjen e evropianëve do të çlirohet disi nga kjo darë. Kjo nxjerr në pah dëshirën e Kievit, që ta tërheqë BE-në si ndërmjetë-suese në tryezë. Ndërkohë BE-ja përfaqësohet prej Çekisë, një vend, që ka shumë mirëkuptim për dëshirat e ukrainasve. Por Moska vë-shtirë se do ta pranojë Çekinë si partnere bisedimesh, madje as në funksionin e saj si përfaqësuese e BE-së. Kievi pra nuk duhet t´i varë shpresat tek ndihma nga Brukseli."

Ndërsa për komentatorin e "Südwest Pesse":

"Rusia sërish po dëshmon, që nuk është partner i besueshëm. Gazpromi duhet të kujdeset, që të përmbushen kontratat e tij me Perëndimin. Një ndër detyrimet është edhe raporti diplomatik me vendet prej nga kalon gazi. Gjermania dhe Evropa do të bënin mirë, që t´i pakësojnë në minimum marrëveshjet e furnizimit me Rusinë. Rezerva gazi ka edhe në vende të tjera, veçanërisht në Evropën veriore, por edhe në Afrikë. Kësaj duhet t´i përmbahet Perëndimi."

VFB/AUD

  • Data 02.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GQmG
  • Data 02.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GQmG