1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes për Barak Obaman

Nga shtypi gjerman kemi përzgjedhur sot komentet lidhur me kandidatoruën zyrtare të Barak Obamës për president amerikan.

default

Lidhur me kandidaturën e Barak Obamës për president të SHBA, gazeta Süddeutsche Zeitung komenton:

"Pikërisht ajo që dukej e pamundur ka bërë që Obama të ketë sukses. Karizma e tij dhe aftësitë oratorike kanë zgjuar pritjet të mëdha të cilat mund t'i kthehen si bumerang. Barak Obama paraqitet si bartës i shpresave të mëdha, si në Amerika ashtu edhe jashtë saj. Ai duhet të mobilizojë shoqërinë amerikane dhe të hapë mundësi kompromisi me të tjerët. Superfuqinë duhet ta pajtojë me botën tjetër, por anjë njeri prej mishit dhe gjakut nuk mund t'i realizojë qëllime kaq hyjnore. "

Pengesave në rrugën e Obamës drejt shtëpisë së bardhë u referohet edhe komentatori i gazetës Wiesbadener Kurier:

"Si mungesë për Obamën mund të konsiderohen edhe tensionet mes lindjes dhe perëndimit. Në kohërat e konfrontimit me Rusinë përfitojnë njerëzit me përvojë si McCain, i cili e di se cfarë do të thotë lufta e ftohtë. Ndërkohë që zgjedhësit kanë më pak besim tek të rinjtë. Me emrimin e Jo Bidenit për postin e zëvendëspresidentit, Barak Obama dhe demokratët po përpiqen të eliminojnë këtë mangësi. Gara për postin e presidentit amerikan është më e paqartë se kurrë më parë", mendon komentatori i kësaj gazete.

Paralajmërime për vështirësitë e Obamës gjejmë edhe në komentin e gazetës Frankfurter Rundschau.

"Rritja e popullaritetit të McCainit ka të bëjë ndoshta edhe me faktin se Amerika ende nuk është në gjendje të realizojë kërkesat e Martin Luther Kingut. Endërra që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, ende konsiderohet si ëndërr. McCainit i shkon në favor edhe kriza e fundit në Gjeorgji dhe kthimi i retorikës së luftës së ftohtë. Eshtë kjo bota e McCainit, një botë kur bashkëpunimi trajtohet si dobësi e diplomacia si frikë ndaj armikut. Filosofia e diplomacisë së Obamës, sipas së cilës Amerika duhet të përqafojë edhe armiqët e vet, rezultoi si një test i pasuksesshëm."

  • Data 29.08.2008
  • Autor BC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6yY
  • Data 29.08.2008
  • Autor BC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6yY