1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së premtes (27.02) për shpalljen e vendimit gjyqësor ndaj Milutinoviçit dhe zhvillimet në koncernin Opel

Gjykatësit e Hagës vendosën në mënyrë të diferencuar

default

Tribunali duke shpallur vendimin

MÄRKISCHE ODERZEITUNG komenton shpalljen të pafajshëm nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte të ish-presidentit të Serbisë, Milan Milutinovic:

"Tani Tribunali e shpalli të pafajshëm nga akuza për krime lufte në provincën e Kosovës ish-presidentin serb, Milan Milutinovic. Ai me sa duket, megjithë postin e tij të lartë nuk ka qenë veçse një figurë anësore në strukturën e atëhershme të pushtetit të Serbisë, figura qendrore e të cilit, deri në rrëzimin e tij ishte Miloshevici. Gjykatësit e Hagës vendosën në mënyrë të diferencuar- gjë që do të thotë se pesë të akuzuar të tjerë ata i dërguan në arrest.

Dy procese të mëdha duhet të kryhen ende: ai kundër udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, të fshehur për shumë kohë dhe ai kundër udhëheqësit të tij ushtarak, Ratko Mladic, i cili ka me sa duket mbështetës më të fuqishëm në Serbi, të cilët e mbrojnë nga dorëzimi. Miloshevicin për fat të keq nuk mund ta nxjerrin më para përgjegjësisë. Ai vdiq në vitin 2006, gjatë procesit të tij gjyqësor."


FRANKFURTER RUNDSCHAU komenton zhvillimet rreth koncernit të automobilëve, Opel:

"Në kohë të errëta, kjo është një shenjë shprese. Në të gjithë Evropën opelanët demonstrojnë për vendet e tyre të punës dhe dërgojnë një mesazh të fortë kundër fatalizmit dhe egoizmit. Këtu jeton solidariteti evropian, gjë që nuk është e vetëkuptueshme këto ditë. Në Angli sindikalistët protestojnë kundër punëtorëve nga Evropa Lindore. Në Itali kryetari i qeverisë nxit qytetarët kundër të huajve. Në Spanjë policia torturon emigrantët pa leje qendrimi, të cilët në kohë të mira i linte të qetë. Kundër këtij nacionalizmi të ri ekonomik, ndërtuesit e makinave paraqesin një kundërpeshë të fuqishme. Tek Opeli, vëllazërimi është i lehtë, sepse zemërimi për armikun e përbashkët, nënën e keqe nga SHBA, i bashkon protestuesit."


  • Data 27.02.2009
  • Autor AD/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2Nd
  • Data 27.02.2009
  • Autor AD/AV
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2Nd