1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës

default

Brenda Partisë Kristiandemokrate, CDU si dhe koalicionit qeveritar, janë shtuar kohët e fundit zërat kritikë ndaj kancelares Angela Merkel. Çështja fiton edhe më shumë në peshë kur dihet se gjatë këtij viti do të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare, ku Merkeli rikandidon për postin e tanishëm. Kjo i shkon në favor partisë socialdemokrate të dobësuar shumë muajt dhe vitet e fundit. Lidhur me grindjet brenda unionit, " Stutgarter Zeitung" shkruan:

"Rrallë herë më parë ka qenë unioni kaq jounik si tani gjashtë muaj para zgjedhjeve. Për debatet brenda partiake ky është një moment shumë i rrezikshëm. Që prej vitit 2005 secili i di se fushata elektorale për kancelaren Merkel nuk është një prej anëve më të fuqishme. Prandaj gjendja në partitë e unionit duket më dramatike se sa që supozohet në sondazhe. Nervozizmi dhe dyshimet brenda partisë e kanë frikësuar edhe elektoratin", pohon komentatori i "Stuttgarter Zeitung".

Kësaj teme i referohet edhe e përditshmja "Norbayerischer Zeitung":

"Nuk befason fare fakti që gjatë fushatës përdoren mjete të ndryshme. Mirëpo rrënimi i autoritetit të kancelares do ta keqësonte edhe më shumë gjendjen. Kjo do të frikësonte edhe zgjedhësit, një gjysëm viti para zgjedhjeve. Zgjedhësit nuk janë të interesuar për fushata të gjata politike, por për një menaxhment të mirë krizash. Në këtë gjendje askush nuk mund të thotë nëse koalicioni qeveritar është i bashkuar në përpjekjet për tejkalimin e krizës", pohon komentatori i kësaj gazete.

Krizës ekonomike i referohet edhe komentatori i gazetës "Handelsblatt", që botohet në Dyseldorf. Sipas kësaj gazete, kriza i ka prekur të gjithë dhe jo vetëm vendet e industrializuara.

"Nëse deri tani ka pasur dikush që ka menduar se vendet në zhvillim dallojnë nga ato industriale, pas leximit të raportit të fundit të Bankës Botërore dhe Bankës për Zhvillim në Azi, do ta ndryshojë mendjen. Në kohën e krizës globale, institucionet e shtetit dhe kapitali privat duhet të bashkëpunojnë më ngushtë mes vete. Vetëm me bashkimin e forcave, lehtësimin e tatimeve dhe investimet në drejtimin e duhur mund të arrihet efekti i duhur, që ekonomia botërore në vitin 2010 të kthehet në binaret e rritjes", pohon "Handesblatt".

  • Data 10.03.2009
  • Autor bc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9Kb
  • Data 10.03.2009
  • Autor bc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9Kb