1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës

default

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG ndalet në kursimet private në bankat gjermane, të cilat qeveria gjermane ka deklaruar se do t'i mbrojë në mënyrë të posaçme:

"Zjarrfikësi shtetëror i Berlinit është afruar, por flakët ai akoma nuk i ka nën kontroll, siç vërteton rënia e kursit në bursë të hënën. Nëse ato që do të mbrohen do të jenë vetëm depozitat e kursimeve, të xhirollogarive dhe depozitat me afat, atëherë njerëzit do t'i tërheqin në mënyrë masive paratë nga fondet, gjë që nga ana tjetër do t'i vërë në vështirësi shoqëritë e fondeve që u përkasin bankave. Nëse ato që garantohen do të jenë vetëm depozitat private, atëherë sipërmarrjet do t'i tërheqin paratë e tyre dhe do të shfrytëzojnë njëkohësisht linjat e kreditit që u janë ofruar atyre me kondicione të përshtatshme në kohë më të mira- edhe këto po t'i mbledhësh bëjnë miliarda, që mund ta përmbysin ndonjë bankë. "

Ja edhe WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN:

"Të qendruarit e pazakontë sup më sup në Bankën Qeveritare Berlineze nuk është ushtrim i lirë. Ai është detyrim. Sepse ky koalicion ndodhet para sfidës së tij më të madhe. Nëse ekziston një provë zjarri për aleancën midis unionistëve dhe socialdemokratëve, atëherë ajo del në këto momente nga kriza dramatike financiare dhe pasojat e saj të mundshme për konjukturën dhe tregun e punës. Tani ka ardhur koha, në të cilën qeveria duhet të vërtetojë, se është në gjendje të veprojë."

  • Data 06.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FV9o
  • Data 06.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FV9o