1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës për udhëtimet e Obamas dhe të Merkelit në Irak e Ukrainë

default

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG komenton udhëtimin në Irak të kandidatit të demokratëve amerikanë për president të SHBA, Barak Obama:

"Obama u shpreh pa ekuivoke për një tërheqje të shpejtë (brenda 16 muajve) të trupave amerikane nga Iraku. Ky është një objektiv jorealist, dhe në përputhje me këtë "të zbutura" janë bërë tani edhe deklaratat e tij. Obamës i vjen për mbarë, që edhe presidenti Bush , në kuadër të negociatave për një marrëveshje sigurie midis Uashingtonit dhe Bagdadit duhet të miratojë një "horizont kohor" për tërheqjen e trupave. Me këtë formulim të turbullt janë dakord të gjitha palët: qeveria e Irakut e di, se hë për hë ajo nuk mund t'i përballojë pa ndihmë të huaj sfidat në fushën e sigurisë në vendin e saj; presidenti Bush nuk duhet të përmendë një datë precize; kurse Obama ka një shinë kohore, te e cila mund të spostohet me rrëshkitje pozicioni i tij."

Ndërsa WIESBADENER KURIER komenton vizitën e kancelares gjermane, Angela Merkel në Ukrainë:

"Në vendin e dytë për nga madhësia të Evropës, nuk duhet pasur parasysh vetëm ndarja e vendit në një pjesë properëndimore që flet ukrainisht dhe në një pjesë lindore, që flet rusisht, por edhe grindjet e thella mes vetes të udhëheqjes së vendit dhe mungesa e një shumice parlamentare. Mund të quhet vërtet sukses, kur presidenti Jushçenko e falenderon kancelaren për përparimin drejt Evropës, edhe nëse Merkeli mbajti qëndrim të fortë për çështjet vendimtare: nuk do të ketë hyrje të shpejtë në BE dhe në NATO. Kancelarja e ushtruar për shkak të qeverisjes në koalicion të madh partiak në Gjermani në lidhje kompromisesh gjysmake, ndjek edhe në Kiev parimin e shtyrjes dhe të hapave të vegjël: me këtë, edhe nëse nuk i kënaq mikpritësit, të paktën nuk i iriton e zemëron ata."

  • Data 22.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgU0
  • Data 22.07.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgU0