1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës për krizën e përbotshme financiare

default

Gazetat gjermane të së martës ndalen në krizën e përbotshme financiare. FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG kujton:

"Pyetja, nëse Evropa do të marrë pjesë në paketën amerikane të shpëtimit për Uoll Stritin (Wall Street) nuk shtrohet më. Sepse tani Evropa duhet të shpëtojë nga shkatërrimi sistemin e vet financiar. Tre shtete të Beneluksit blejnë pjesë të koncernit financiar Fortis, Britania e Madhe shtetëzon bankën e saj të dytë të hipotekës dhe në Gjermani shteti hidhet në mbështetje të Hipo Riel Istejt( Hypo Real Estate), një banke të regjistruar në Indeksin e Aksioneve Gjermane DAX, e cila është anëtare në klubin e 30 shoqërive më të rëndësishme gjermane të bursës. Një falimentim i kësaj banke do të kishte marrë me vete si rrëzimi i gurëve të dominosë edhe institute të tjera financiare. Si masë të parë emergjente Banka Federale Gjermane, Bundesbanka do të kishte qenë e detyruar të ndalonte transfertat e pagesave. Shumë arka pensionesh, shoqëri sigurimi ose qytete, të cilët kanë investuar në letra me vlerë te Hipo Riel Istejt duhet t'i hiqnin ato nga llogaria."

Ndërsa HANDELSBLATT që del në Dyseldorf komenton masat financiare në SHBA:

"Për planin e shpëtimit të ministrit amerikan të financave, Henk Paulson të gjithë janë të një mendimi vetëm në një pikë: të gjithë janë të pakënaqur me kompromisin e arritur me mundim. Konservatorët në Amerikë shohin në të hapin e parë për në socializëm. Liberalët kritikojnë rëndë shpërdorimin e parave të takspaguesve për gabimet e bosëve të Uoll Stritit. Bankat vetë janë skeptike, se çfarë përmbajnë shumat gjigante të parave. A ka dështuar plani i Paulsonit? Aspak. Megjithatë, të gjithë duhet ta kenë të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për një mjet çudibërës gjithëshërues, i cili do të përfundonte brenda natës krizën financiare. Por për një hap të parë... "

  • Data 29.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRGJ
  • Data 29.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FRGJ