1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së martës (24.02.) për programin bërthamor iranian dhe bisedimet për koalicionin qeveritar në Izrael

Raporti i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për Iranin dhe bisedimet për koalicionin qeveritar në Izrael janë tema qendrore në gazetat gjermane

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi në Teheran

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi në Teheran

Raportin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për Iranin e komenton FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Shqetësues është raporti nga Vjena (...), sepse Irani- me gjithë përbetimet- nuk i hap në tryezë kartat për çështjen atomike. Të gjitha ato që janë bërë të njohura deri tani, janë bërë të njohura pak nga pak dhe jo vullnetarisht; për transparencë këtu nuk mund të flitet. (...) Përkimi i vizitës në Teheran të ish-kancelarit gjerman me botimin e raportit të ri të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore ishte rastësi, por me siguri jo e mbarë. (...) Qeveria federale thotë se ajo nuk sheh shkas për të formuluar kritika. Ndoshta ajo e thotë këtë sepse Shrëderi përmendi në Teheran edhe temën e mohimit të Holokaustit, e cila e preokupon kancelaren. Por nëse ai luajti rolin e kukullës, ai nuk mund të ketë vepruar në përputhje me politikën e Perëndimit ndaj Iranit, në këtë kuptim edhe në përputhje me politikën e Berlinit. Për të mos folur për maniera të mira sjelljeje dhe shije."

Bisedimet për koalicionin qeveritar në Izrael, STRAUBINGER TAGBLATT/LANDSHUTTER ZEITUNG i komenton kështu:

"Fjala e fundit në bisedimet e koalicionit nuk është shqiptuar ende. Me gjithë përbetimet, Livni nuk kandidoi në zgjedhje për të kaluar në opozitë. Kjo është në kundërshtim jo së fundi edhe me synimin për të cilin Partia Kadima u themelua si fraksion i Likudit. Shumë gjëra tani mendohet se do të varen nga fakti se çfarë ofertash do t'u bëjë Netanjahu partive për të marrë pjesë në pushtet. Sepse Likudi dhe Kadima janë të të njëjtit mendim: situata e çastit, para së gjithash përpjekja e Iranit për bombën atomike, përfaqëson një nga kërcënimet më të mëdha për ekzistencën e vendit. Dhe kësaj përgjegjësie, partitë e mëdha nuk do të mund t'i bëjnë bisht."


  • Data 24.02.2009
  • Autor DW - Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0Fq
  • Data 24.02.2009
  • Autor DW - Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0Fq