1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së mërkurës

default

Njoftimi se gjithnjë e më shumë ushtarë gjermanë kthehen të traumatizuar nga misioni ushtarak në Afganistan është në qendër të vëmendjes gazetave gjermane. Sipas informacioneve të ushtrisë gjermane në vitin 2006 në radhët e ushtarëve që ishin kthyer nga Afganistani u konstatuan 55 raste gjendjesh posttraumatike, në vitin 2007, 130 , kurse në vitin 2008, 226 raste.

Në lidhje me debatin për ushtarët e traumatizuar nga misioni ushtarak në Afganistan gazeta "Frankfurter Allgemeine" shkruan:

"Fakti që të plagosur prej misioneve ushtarake nuk kthehen vetëm ata që kanë marrë plagë fizike, por edhe ata me plagë shpirtërore u desh kohë që të pranohej prej radhëve të ushtrisë. Fjala nuk është për ndonjë "sindromë qullacësh", por për një sëmundje, e cila duhet kuruar. Por në radhët të parë prej këtyre lajmeve duhet të nxjerrë mësime politika, e cila duhet të kujdeset më tepër për kushtet e ushtarakëve që dërgon nëpër misione. E rëndësishme tani për tani është që rastet e traumave të ushtarëve që kthehen nga misionet apo ato të vetëvrasjeve gjatë shërbimit nuk trajtohen më si sekrete, por bëhen publike."

"Westdeutsche Zeitung" shkruan:

Në të kaluarën qeveria dhe parlamenti nuk donin ta zinin me gojë luftën dhe presionin e jashtëzakonshëm që bie në shpatullat e ushtarëve. Pas filmit të transmetuar në kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD, "Mirësevini në shtëpi" kjo ka marrë fund, sikurse edhe pamjet e ushtarëve gjermanë që ndihmojnë për shpimin e puseve në Hindukush.

  • Data 04.02.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gn0t
  • Data 04.02.2009
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gn0t