1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së mërkurës

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" ndalet te zgjatja e misionit të Bundesverit në Afganistan

default

Inaugurimi i një ndërtese të re në Jalalabad Afganistan

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" ndalet te zgjatja e misionit të Bundesverit në Afganistan


Zgjatja e misionit të Bundesverit në Afganistan për 14 muaj e vendosur nga kabineti, e lidhur me përforcimin e ushtarëve të stacionuar atje është e drejtë. Shumë deputetëve të koalicionit nuk do t´u bjerë e lehtë. Sepse ky mision nuk është i popullarizuar. Dyshimet e shprehura së fundi nga gjeneralët amerikanë dhe britanikë, se vendi mund të paqëtohet ushtarakisht nuk ndihmon shumë. Por askush nuk ka pohuar ndonjëherë, se vetëm me armë mund të arrihet stabiliteti politik në Afganistan. I gjithë misioni me ndihmat e tij për rindërtim dhe shumëllojshmërinë e projekteve për shoqërinë civile dëshmon për këtë.


Nisur nga kriza financiare"Süddeutsche Zeitung" shkruan:


Për politikanët e të gjitha ngjyrave kriza financiare ka sjellë së paku një gjë të mirë: Ata nuk konsiderohen më si kategoria profesionale më lakmiqare, më pa haber dhe më intrigante. Falë kolegëve të tyre nga sektori i bankave dhe i kredive tani menegjerët janë konsoliduar më në fund si kasta, e cila përqeshet dhe refuzohet më së shumti nga njerëzit këtu në vend. Nuk është se reputacioni i politikanëve është rritur në sytë e popullsisë. Por elita ekonomike i ia ka kaluar në rrugën e së tatëpjetës. Reputacioni i bosëve ka rënë në vazhdimësi prej vitesh. Dhe tani ka arritur nivelin e tij më të ulët.


"Handelsblatt" për luftën e CSU-së për pushtet


Si mund të fitojë pikë CSU edhe në qytetet e mëdha? Cfarë do të thotë sot politikë konservatore? Si mund t´i entusiazmosh ato nëna, që i rrisin fëmijet të vetme për një parti, në të cilën ende sot shumë jetojnë me moton "fëmijët, kuzhina, kisha"? Vetëm nqs Seehoferi arrin që në muajt, apo vitet e ardhshëm të gjejë një përgjigje bindëse për këto pyetje dhe të stabilizojë rezultatet zgjedhore të partisë së tij mbi nivelin e 50%, është i justifikuar roli që luan CSU në pejsazhin e partive në Gjermani. Mund të mendosh çfarë të duash për politikanin Seehofer, ai e di që i ka borxh partisë së tij me shumë se sa "vetëm" disa pikë më shumë në zgjedhjet evropiane.

  • Data 07.10.2008
  • Autor Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVrW
  • Data 07.10.2008
  • Autor Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FVrW