1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së mërkurës për luftën kundër terrorizmit

default

Shkelja e marrëveshjes së paqes në Irlandën e Veriut dhe sfida e luftimit të terrorizmit janë ndër temat më të komentuara në gazetat e sotme gjermane. E përditshmja "Berliner Zeitung", lidhur me gjendjen në Irlandën e Veriut shkruan:

"Ndonëse prej vitesh është në fuqi marrëveshja e paqes, pajtimi brenda shoqërisë së këtij vendi duket shumë i vështirë. Ende nuk është mënjanuar ndarja e grupeve të ndryshme fetare, e cila më parë kishte shkallëzuar konfliktet. Deri tani janë realizuar shumë pak projekte për banimet e përbashkëta, derë më derë, mes katolikëve dhe protestantëve. Shumica e fëmijëve në Irlandë edhe më tej shkojnë në shkolla të ndara fetare", konstaton "Berliner Zeitung".

Edhe më i qartë në vlerësime është komentatori i gazetës "Kölnische Rundschau".

"Nuk ka dyshim se Irlanda e Veriut gjendet para një vale të re dhune, ndërkohë që zgjidhja më e mirë për terroristët do të ishte shkallëzimi hap pas hapi i gjendjes. Më e mira që mund të bëhet në këtë situatë është ruajtja e qetwwsisë. Përgjigja më e gabuar e autoriteteve do të ishte nxjerrja në rrugë e patrullave ushtarake. Fronti që tejkalon kufijtë e përkatësisë fetare duhet të mbijetojë. Terroristët nuk do të kenë asnjë sukses në qoftë se irlandezët janë të bashkuar në përpjekjet për ruajtjen e marrëveshjes sww paqes", pohon komentatori i "Kölnische Rundschau".

Mbetemi tek sfidat e terrorizmit, por kalojmë në Afganistan. Gazeta "Stuttgarter Zeitung" i referohet angazhimit amerikan në Afganistan dhe rolit të presidentit të ri Barack Obama.

"Amerikanët bashkëpunojnë me islamikët, jo vetëm në Irak por edhe në Afganistan. Ata gjenden në qeveri apo në parlament. Një shembull: Abdulrasul Sajaf ka bashkëpunuar me Al Kaidën në vitet 90-ta. Në parlament ai tani angazhohet për përhapjen e së drejtës së sheriatit radikal. Në praktikë për amerikanët vlen vetëm një element: a lufton dikush kundër meje apo bashkëpunon me mua. Paralajmërimet e Obamës kanë të bëjnë me heqjen dorë nga ideologjia e George Bush-it. Ai është shprehur i gatshëm për kompromise politike dhe rikthimin tek politika reale", konstaton "Stuttgarter Zeitung".

  • Data 11.03.2009
  • Autor BC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9lA
  • Data 11.03.2009
  • Autor BC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9lA