1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së hënës

default

Gazetat gjermane të së hënës komentojnë takimin në fundjavë të krerëve më të lartë të politikës dhe financave të Gjermanisë, për të shpëtuar nga falimentimi bankën Hipo Riëll Istejt (Hypo Real Estate) dhe penguar pasojat për gjithë sistemin financiar të Gjermanisë. Në gazetën HANDELSBLATT lexojmë:

"Drejtpëdrejt tani synohet që të eleminohet rreziku i infektimit, i cili mund të çojë në një kolaps të sistemit. Dhe këtu del në pah diçka, që është fatale nga ana e rendit politik, por me sa duket është e pashmangshme: si zjarrfikës për momentin vjen në konsideratë vetëm babai shtet. Ky realizim kërkon nga Federata dhe Bankat që të kapërcejnë hijen e tyre. Federata duhet të kuptojë tani, se duhet kujdeset për stabilitet, kur dështon tregu, për shembull nëpërmjet një çadre mbrojtëse për bankat e rrezikuara. Kurse bankierët duhet të kuptojnë se ndihma emergjente e shtetit nuk jepet falas. Ata duhet të marrin pjesë aktive në përpjekje, por edhe me pasoja dramatike për rregullimin e ardhshëm të biznesit bankar dhe pagesat e menaxherëve."

Ja edhe mendimi i WESTDEUTSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Shkalla faktike e rreziqeve nuk dihet, ajo që dihet është vetëm një gjë: takspaguesi paguan, sado që të kushtojë. Sepse, siç janë punët, nuk do të shpëtojmë dot pa ndërhyrë... Sepse një kolaps i Hipo Riëll Istejt (Hypo Real Estate) të Mynihut do të rrezikonte edhe komunat, arkat e kursimit dhe organizatat profesionale të furnizimeve."

  • Data 05.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUUm
  • Data 05.10.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FUUm