1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së hënës për vendimet e PSDGJ

default

Gazetat gjermane të së hënës ndalen në zhvillimet e fundjavës në Partinë Socialdemokrate Gjermane. Për dorëheqjen e papritur të kryetarit të partisë, Kurt Beck, në gazetën MÜNCHNER MERKUR ndër të tjera lexojmë:

"Kurt Beku donte të priste momentin e duhur dhe harroi fare që koha e tij kishte marrë fund. Ai ka bërë shumë gabime: thyerja e premtimit elektoral në Hesen dhe afrimi me Partinë e Majtë qenë gabimet e tij më të mëdha. Ta kishte sqaruar të paktën në kohën e duhur dhe me sovranitet çështjen e kandidatit për kancelar, autoriteti i tij do të ishte ruajtuar në njëfarë mase. Me strategjinë e tij të pritjes duke ngrohur vezët ai paraqiti edhe një dëshmi tjetër, që ishte i mbingarkuar dhe se nuk ishte në gjendje t'i parashikonte krizat, aq më pak t'i zgjidhte ato."

Ndërsa NÜRNBERGER NACHRICHTEN ndalen në vendimet e forumut të PSDGJ në Verder:

"Me vendimet për personelin të Verderit janë të lidhura edhe vendosje përmbajtësore piketash. Shtajnmajeri dhe Mynteferingu përfaqësojnë një PSDGJ, e cila nuk e lejon Lafontentin (e Partisë së Majtë) t'ia imponojë temat e diskutimit dhe e cila nuk e ka harruar doktrinën e Gerhard Shrëderit, se socialdemokracia do të ketë vetëm atëherë mbështetjen e shumicës, kur të mos i trembë zgjedhësit e mesit. Pikërisht kjo ndodhi nën Kurt Bekun, gjë që shpjegon humbjen dramatike të mbështetjes së publikut. Partitë unioniste dhe Partia Liberale FDP prijnë në mbështetjen e publikut jo për shkak të rezultateve të veta, por ata kanë përfituar nga kriza e PSDGJ."

  • Data 07.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FD7d
  • Data 07.09.2008
  • Autor AUD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FD7d